WP: SHBA-ja po përgatitet për operacione tokësore në Iran

Uashington, 29 mars 2026 – Gazeta autoritative amerikane “Washington Post” (WP), duke iu referuar burimeve zyrtare në Uashington, shkruan se Pentagoni po përgatitet për operacione tokësore në Iran.

Sipas zyrtarëve, të cilët kanë fokur në kushte anonimiteti, në planet e operacionit “nuk përfshihet një pushtim në shkallë të plotë”, por mund të përfshhen bastisje dhe operacione speciale të trupave konvencionale të këmbësorisë.

Sipas WP, tash për tash mbetet e pasigurt nëse presidenti amerikan, Donald Trump do të miratojë ndonjë nga këto plane.

Administrata Trump ka vendosur marinsat Amerikane në Lindjen e Mesme ndërsa lufta në Iran shtrihet në javën e saj të pestë, dhe gjithashtu ka planifikuar të dërgojë mijëra ushtarë nga Divizioni i 82-të Ajror i Ushtrisë Amerikane në rajon.

Më parë Trump ka thënë se një pushtim tokësor ishte një “humbje kohe” sepse Irani tashmë kishte “humbur gjithçka”.

“Nuk do të dërgoj trupa askund”, ka thënë ai.

Administrata e presidentit Trump ka planifikuar të dërgojë mijëra ushtarë nga Divizioni i 82-të Ajror i Ushtrisë Amerikane në rajon. Por, sipas sondazheve, vendosja e trupave në tokën iraniane përballet me kundërshtime të konsiderueshme midis amerikanëve.

Një sondazh i kohëve të fundit i kryer nga Associated Press dhe nga Qendra Kombëtare e Kërkimit të Opinionit në Universitetin e Chicagos tregoi se 62% e të anketuarve kundërshtojnë përdorimin e trupave tokësore. Vetëm 12% e të anketuarve janë shprehur pro vendosjes së trupave amerikane në Iran.

(r.m.)