Prishtinë, 31 mars 2026 – Në prag të ndeshjes së kombëtares së Kosovës me kombëtaren e Turqisë, punonjësit e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë kanë përcjellë nëpërmjet rrjeteve sociale një mesazh motivues për futbollistët e kombëtares së Kosovës.
“Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare!”, thuhet
Mesazhi shoqërohet me fotografi të të ngarkuarës me punë, Anu Prattipati, dhe të stafit të ambasadës, veshur me bluza dhe me rekuizita të tjera të kombëtares së Kosovës, duke bërë tifo për Kosovën.
Sonte Kosova dhe Turqia e zhvillojnë në Prishtinë ndeshjen vendimtare kualifikuese për Kampionatin Botëror të Futbollit që do të zhvillohet këtë verë në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të marrë pjesë në kampionat.




Fituesi i kësaj ndeshjeje do të marrë pjesë në kampionat.
(r.m.)