Teheran, 6 prill 2026 – Mediat shtetërore në Iran kanë njoftuar për vdekjen e general-majorit Majid Khademi, drejtuesit të shërbimeve të inteligjencës pranë Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC), transmeton BBC.
Sipas deklaratës zyrtare, Khademi e ka humbur jetën sot, në orët e para të mëngjesit, gjatë një sulmi ajror amerikano-izraelit brenda territorit iranian.
Në njoftimin e IRGC, të shpërndarë përmes agjencisë së lajmeve Fars News Agency, thuhet se general-majori Khademi është vrarë sot në mëngjes, por nuk jepen detaje për vendin ku ka ndodhur sulmi dhe për rrethanat e vrasjes.
Autoritetet iraniane bënë të ditur se ceremonia mortore për gjeneralin Khademi do të shpallet në një moment të mëvonshëm.
Majid Khademi ka mbajtur poste kyçe në strukturat e sigurisë së Iranit. Ai ka qenë drejtues i Organizatës për Mbrojtjen e Informacionit dhe i Organizatës së Inteligjencës brenda Gardës Revolucionare, ku ka pasur rol të rëndësishëm në arkitekturën e sigurisë së Iranit.
(r.m.)