Distria Krasniqi e fiton për herë të katërt titullin e kampiones së Evropës në xhudo

Tbilisi. 16 prill 2026 – Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian, i cili po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Kjo është hera e katërt që Distria shpallet kampione e Evropës.

Distria, si kampione në kategorinë deri 52 kilogramë, ka startuar nga xhiroja e dytë. Në këtë xhiro ajo e mundi me ‘waza-ari’ xhudisten çeke, Tereza Bodnarova. Në duelin çerekfinal, ajo e mposhti bindshëm polaken Aleksandra Kaleta, ndërsa në duelin gjysmëfinal i mposhti italianen Odette Giufrida.

Në duelin final, Distria e mposhti francezen Amandine Buchard dhe e fitoi medaljen e artë, duke dëshmuar edhe një herë tjetër cilësinë superiore të sportit të xhudos në Kosovë.

Në duelet e zhvilluara sot garuan Fatjona Kasapi dhe Erza Muminoviq, të cilat u eliminuan.

Në Kampionatin Evropian të xhudos në Tbilisi po marrin pjesë 400 xhudistë nga 46 vende të ndryshme të Evropës.

(r.m.)

Comment

*