ASHAK dhe ASHSH: Qosja – një prej figurave më të shquara të mendimit shkencor, letrar e kombëtar shqiptar

Tiranë, 23 prill 2026 – Kryesitë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH) kanë shprehur vlerësime superiore për Akademik Rexhep Qosjen, i cili ka ndërruar jetë sot, në moshën 89 vjeçare.

Në një mesazh publik ngushëllimi për familjen e Qosjes, kryesitë e dy akademive e vlerësuan Akademik Qosjen një prej figurave më të shquara të mendimit shkencor, letrar dhe kombëtar shqiptar.

“Akademik Rexhep Qosja përfaqësonte një personalitet të jashtëzakonshëm të kulturës mbarëshqiptare, studiues i përkushtuar, shkrimtar dhe intelektual me ndikim të gjerë në zhvillimet shkencore, letrare dhe shoqërore. Veprimtaria e tij shumëdimensionale u karakterizua nga një qasje kritike, e argumentuar dhe e mbështetur në parime të larta akademike, duke kontribuar në mënyrë të veçantë në konsolidimin e mendimit albanologjik dhe në afirmimin e identitetit kulturor e historik shqiptar”, thuhet në mesazh.

 “Trashëgimia që la pas, përbën një vlerë të çmuar shkencore dhe letrare, e cila do të mbetet burim referimi dhe frymëzimi për studiuesit dhe brezat që vijnë. Përmes angazhimit të tij intelektual dhe publik, ai luajti rol të rëndësishëm në mbrojtjen e çështjes kombëtare dhe në ndërtimin e diskursit kritik në shoqërinë shqiptare”, thuhet më tutje në mesazh.

Kryesitë e ASHAK dhe ASHSH u shprehin ngushëllime familjes Qosja, duke e rerspektuar plotësisht dѱshirën e tyre për privatësi.

“Në këto momente zie, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë u shprehin ngushëllimet më të thella familjes Qosja, e njëherazi duke respektuar plotësisht dëshirën e tyre për privatësi dhe qetësi në këtë kohë dhimbjeje për ta dhe për ne”, thuhet në mesazhin e nënshkruar nga kryetarët e dy akademive: Justina Shiroka – Pula dhe Skënder Gjinushi.

Mesazhi i plotë:

Ngushëllim publik

Sot, gjatë një aktiviteti të përbashkët të organizuar në Tiranë nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës mësuam lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të akademikut, studiuesit dhe shkrimtarit Rexhep Qosja, anëtar i ASHAK dhe anëtar nderi i ASHSH-së, një prej figurave më të shquara të mendimit shkencor, letrar dhe kombëtar shqiptar

Akademik Rexhep Qosja përfaqësonte një personalitet të jashtëzakonshëm të kulturës mbarëshqiptare, studiues i përkushtuar, shkrimtar dhe intelektual me ndikim të gjerë në zhvillimet shkencore, letrare dhe shoqërore. Veprimtaria e tij shumëdimensionale u karakterizua nga një qasje kritike, e argumentuar dhe e mbështetur në parime të larta akademike, duke kontribuar në mënyrë të veçantë në konsolidimin e mendimit albanologjik dhe në afirmimin e identitetit kulturor e historik shqiptar.

Trashëgimia që la pas, përbën një vlerë të çmuar shkencore dhe letrare, e cila do të mbetet burim referimi dhe frymëzimi për studiuesit dhe brezat që vijnë. Përmes angazhimit të tij intelektual dhe publik, ai luajti rol të rëndësishëm në mbrojtjen e çështjes kombëtare dhe në ndërtimin e diskursit kritik në shoqërinë shqiptare.

Të dy akademitë tona shprehin mirënjohje dhe vlerësim të lartë për këtë kontribut të pashlyeshëm në zhvillimin e shkencës, kulturës dhe mendimit bashkëkohor shqiptar, si dhe për rolin e tij në forcimin e institucioneve akademike dhe të bashkëpunimit ndërakademik në hapësirën shqiptare.

Në këto momente zie, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë u shprehin ngushëllimet më të thella familjes Qosja, e njëherazi duke respektuar plotësisht dëshirën e tyre për privatësi dhe qetësi në këtë kohë dhimbjeje për ta dhe për ne.

Kujtimi, vepra dhe kontributi i akademik Rexhep Qosjes do të mbeten të përhershme në fondin e kulturës dhe shkencës shqiptare dhe në ndërgjegjen kolektive të kombit tonë.

(r.m.)

May be an image of text that says "23.04.2026 NGUSHELLIM PUBLIK Sot, gjate një Shqipërise dhe Akademia lajmin ndarjes Qosja, anetar shquara nẽ Tirane Akademia Shkencave dhe Arteve Kosoves dhe shkrimtarit figurave dhe Akademik Rexhep Qosja kultures shqiptar zhvillimet personalitet shkrimtar nẽ parime mendimit jashtezakonshem ndikim historik duke kritike, nẽ identitetit Trashegimia Ae përbën vlere shkencore letrare, mbetet burim referimi frymezimi për studiuesit brezat vijnë. Permes angazhimit intelektual dhe publik, rendesishëm mbrojtjen çeshtjes kombëtare ndërtimin diskursit kritik ne shoqčrine akademité tona shprehin mirënjohje dhe vlerösim tẽ lartő për köte kontribut zhvillimin shkencës, kultures dhe mendimit bashkëkohor shqiptar, dhe rolin forcimin institucioneve akademike dhe bashkepunimit ndërakademik hapësirën shqiptare."

May be an image of ‎text that says "‎Ne momente zie, Akademiae Shkencave dhe Arteve Kosoves dhe Akademia e Shkencave Shqiperise shprehin ngushellimet mẽ 1e thella familjes Qosja, e njëherazi duke respektuar plotesisht dëshirën tyre për privatesi dhe qetési këtë kohe dhimbjeje per dhe per ne. Kujtimi, vepra dhe kontributi akademik Rexhep Qosjes do mbeten përhershme nẽ fondin kultures dhe shkences shqiptare dhe ne ndergjegjen kolektive tẽ kombit tone. KRYETARE ASHAK Akad. Justina Shiroka-Pula صuن depule y4 uhe KRYETARI ASHSH Akad. Ga Skender Gjinushi‎"‎

Comment

*