Prishtinë, 27 prill 2026 – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit, ku do të diskutohet për zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm të vendit.
“Ne nuk marrim pjesë në seancë”, ka thënë Abdixhiku.
Ai e ka cilësuar seancën e sotme të Kuvendit si “show propagandues” të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Seanca sotme e Kuvendit është thirrur nga grupi parlamentar i LVV-së, i c ili është më i madh në Kuvendin e Kosovës.
Kjo seancë mbahet një ditë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri.
Tri partitë më të mëdha në Kuvend (LVV, PDK dhe LDK), të cilat mund të krijojnë kuorumin e nevojshëm për zgjedhjen e Presidentit të vendit, nuk kanë arritur konsensus për kandidat që do të siguronte pjesëmarrjen e së paku 80 deputetëve në votimin për president.
(r.m.)