Prishtinë, 27 prill 2026 – Dy kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje për president të Kosovës, Glauk Konjufca dhe Fatmir Mulhaxha – Kollçaku, e kanë tërhequr kandidaturat e tyre për këtë pozitë.
“Tërhiqem nga kandidatura për president të Republikës së Kosovës”, deklaroi Konjufca në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të hënën në mbrëmje.
“Edhe unë tërhiqem”, deklaroi Mulhaxha-Kollçaku menjëherë pas tërheqjes së Konjufcës.
Konjufca dhe Mulhaxha-Kollçaku i tërhoqën kandidaturat e tyre për t’i dhënë shans opozitës që të propozojë ndonjë kandidat që mund të fitojë votat e së paku 61 deputetëve në një votim ku do të marrin pjesë së paku 80 deputetë.
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci tha se do të përpjekën deri në fund që të shmangën zgjedhjet e reja.
“Do të bëjmë përpjekjet tona deri në fund që të shmangim zgjedhjet e reja. E patë që dy kandidaturat e fundit edhe zëvendëskryeministri Konjufca edhe deputetja, doktoresha Fatmire Mulhaxha Kollçaku tashmë i tërhoqën kandidaturat e tyre dhe po bëjmë edhe një hap tjetër përpara, tejet të rëndësishëm në mënyrë që të shmangim të zgjedhjeve të reja. Deri në përfundim të afatit do të angazhohemi dhe shpresojmë që vendi të bëhet me president brenda afatit kushtetues”, deklaroi ajo.
Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka ftuar për sonte një seancë tjetër të jashtëzakonshme të Kuvendit.
(r.m.)