Prishtinë, 28 prill 2026 – Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i ka kërkuar Feride Rushitit që të tërhiqet nga kandidatura e saj për pozitën e presidentes.
Shefi I grupit parlamentar të kësaj partie, Bensik Tahiri, tha se Rushiti, nëse nuk e tërheq kandidaturën “bëhet pjesë e një procesi të montuar politikisht, një procesi që është duke rrënuar rendin kushtetues”.
Sipas Tahirit, një rrugëdalje nga situata e krijuar në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit është e mundur të gjendet, por jo duke ia imponuar opozitës zgjedhjen që e do pozita.
Tahiri i cilësoi si propozime arbitrare propozimet e deritashme të Lëvisjes Vetëvendosje. Ai tha se kjo qassje e partisë në pushtet është përjashtuese.
“Kjo qasje veç unifikuese nuk është, kjo qasje është përjashtuese”, tha Tahiri
Më herët, edhe PDK-ja kërkoi tërheqjen e Rushitit nga gara për pozitën e presidentit.
(r.m.)