Prishtinë, 3 maj 2026 – Shefja në detyrë e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, e ka cilësuar inkurajuese ngritjen e Kosovës në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të organizatës ndërkombëtare “Reporterët pa kufij”.
Në një postim në X në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, ajo ka thënë se ky progres duhet të ruhet nga zyrtarët publikë dhe akterët politikë.
“Inkurajuese të shohësh Kosovën të ngjitet për 15 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufi. Ky progres tani duhet të ruhet nga zyrtarët publikë dhe establishmenti politik, të cilët ndajnë përgjegjësinë për sigurimin e një mjedisi që mundëson funksionimin e mediave. BE-ja do të mbështesë”, ka shkruar Palatova në X.
(r.m.)