Prishtinë, 14 maj 2026 – Një incident i rëndë që dyshohet të ketë primesa politike ka ndodhur të enjten në mesditë në Skënderaj.
Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Hysni Mehani, dhe sekretari i kësaj Qendre, Sami Zabeli, janë sulmuar fizikisht në një kafeteri në qendër të Skënderajt.
Mehani ka konfirmuar se ai është sulmuar nga, siç shtë shprehur, “Sami Lushtaku dhe banda e tij”.
“Të dashur miq, jam sulmuar fizikisht nga Sami Lushtaku dhe banda e tij. Telefonin peronal ma kanë marrë. Lus policinë të mbrojë familjen time dhe i ftoj familjarët për përmbajtje”, ka shkruar Mehanin ë një postim në Facebook.
Edhe Sami Zabeli ka konfirmuar sulmin ndaj tij dhe Mehanit. Ai e ka akuzuar “direkt” Lushtakun për këtë sulm.
“Jemi në spital. Jemi sulmuar nga Sami Lushtakut. Unë dhe Hysni Mehani. Kemi qenë në kafe, kanë ardhur na kanë sulmuar, Samiu, direkt”, ka thënë Zabeli për Telegrafin.
Lëvizja Vetëvendosje: Sulmi është kryer nga “Sami Lushtaku dhe truprojat e tij”.
Lësvizja Vetëvendosje, në një postim në Facebook, ka thënë se z, Mehani, i cili është zëvendësministër në detyrë dhe kandidat i kësaj partie për deputet të Kuvendit të Kosovës, “është sulmuar brutalisht nga Kryetari i Komunës së Skënderajt Sami Lushtaku dhe truprojat e tij”.
Në njoftim thuhet se sulmi ndaj z. Mehani ka ndodhur në kafaterinë “Solo”, ku gjendeshin ai, kandidfatja për deputete Arjeta Fejza dhe disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje nga komuna e Skënderajt. Sipas njoftimit, shoqëruesit e Sami Lushtakut e kanë sulmuar fizikisht edhe Sekretarin e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skënderaj, Bahri Zabeli.
“Fillimisht, Hysni Mehani është goditur me grusht, ndërsa më pas edhe me gotë në kokë. Pas përpjekjes së Sekretari të Qendrës, Bahri Zabeli, për të parandaluar përshkallëzimin është sulmuar dhunshëm nga shoqëruesit e Sami Lushtakut edhe ai duke pësuar goditje të rënda. Hysni Mehani aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.
Lëvizja Vetëvendosje kërkon nga organet kompetente që ky incident të trajtohet me urgjencë dhe ndaj përgjegjësve të merren të gjitha veprimet ligjore. Ajo kërkon që Partia Demokratike e Kosovë të dënojë sulmin dhe thekson se ky akt nuk mund t’i trembë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Kërkojmë nga organet kompetente të trajtojnë rastin me urgjencë dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore ndaj përgjegjësve. Po ashtu, kërkojmë nga Partia Demokratike e Kosovës dënimin e këtij akti. Lëvizja VETËVENDOSJE! dënon ashpër këtë sulm fizik, por njëkohësisht u tregon gjithë këtyre se nuk mund ta trembin as ta frikësojnë asnjë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! e qytetar të Republikës”, thuhet në njoftim e Lëvizjes Vetëvendosje.
Enver Dugolli, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet të Kuvenditt ë Kosovës në zgjedhjet e qershorit, pas vizitës në spitalin e Mitrovicës, ka thënë se sulmet fizike, presionet dhe metodat banditeske nuk do ta ndalin kurrë veprimin e Hysniut dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.
Dogolli i është drejtuar direkt kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtakut.
“Sami Lushtaku, ta kesh të qartë: me sulme fizike, presione dhe metoda banditeske nuk do ta ndalni kurrë Hysniun dhe as Lëvizjën Vetëvendosje. Dhuna është arma e atyre që nuk kanë argumente politike dhe që përpiqen të mbjellin frikë te qytetarët dhe aktivistët politik përmes sulmeve fizike, kërcënimeve dhe presionit”, ka shkruar Dugolli.

Drejtori i spitalit në MItrovicë: Mehani do të mbahet nën vëzhgim 24 orë
Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë ka konfirmuar se dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje nga Skenderaj kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente.
“Spitali i Përgjithshëm ‘Dr. Sami Haxhibeqiri’ në Mitrovicë konfirmon se në ora 13:10, dy persona nga Skenderaj kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente. Të dy personat kanë shenja- lëndime, njëri fizike në fytyrë dhe kokë, kurse tjetri lëndime/gërvishje fizike. Aktualisht, ekipet mjekësore janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore, përfshirë konsultimet nga ekipet mjekësore të reparteve të tjera”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Drejtori i spitalit, Gëzim Berisha, ka bërë të ditur se z. Mehani, i cil është shtruar për trajtim në repartin e neurologjisë, do të mbahet nën vëzhgim 24 orë, për shkak të simptomave që ka shfaqur pas goditjes.
“Për shkak të një marramendjeje që e ka, një vështirësie në të ecur që mund të vijnë prej këtyre simptomave, ne normalisht i përcjellim në rastet pas traumave, i përcjellim së paku 24 orë. Nesër, nëse gjithçka është në rregull, e lëshojmë në shtëpi”, ka thënë Berisha.
Lushtaku: “Pushteti i Albin Kurtit tentoi të më sulmojë”
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, në një reagim publik lidhur me incidentin, ka thënë se “pushteti i Albin Kurtit” ka tentuar, siç është shprehur, ta “sulmojë” në Skenderaj. Sipas tij, ai është etiketuar “Sami Serbia”, gjë që ka shkaktuar reagimin e “qytetarëve”.
“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmoi në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si ‘Sami Serbia’ qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan!”, ka shkruar Lushtaku.
Por, ai nuk ka dhënë detaje lidhur me rrethanat e incidentit.
Haxhiu: Dhuna fizike në jetën publike është cenim i sigurisë së qytetarëve dhe lirisë së veprimit politik
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Hashiu e ka dënuar sulmin fizik ndaj, kryetarit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani.
“Dënoj ashpër sulmin fizik ndaj Hysni Mehanit, zëvendësministër, kandidat për deputet dhe kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Skenderaj.
Dhuna fizike në jetën publike është cenim i drejtpërdrejtë i sigurisë së qytetarëve, i lirisë së veprimit politik dhe i vetë kulturës demokratike. Mandati publik nuk është strehë për arrogancë, as mburojë për forcë fizike ndaj kundërshtarit politik”, thuhet në reagimin e saj.
Haxhiu u ka bërë thirrje organeve të rendit dhe institucioneve përgjegjëse që “të veprojnë menjëherë, me profesionalizëm dhe pa asnjë hezitim, në mënyrë që çdo person i përfshirë, të përballet me drejtësinë dhe të japë përgjegjësi para ligjit”.
“Hysni Mehanit i uroj shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në angazhimet e tij publike. Familjes së tij, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve u bëj thirrje për përmbajtje, qetësi dhe besim në institucionet e Republikës”, ka shkruar Haxhiu.
Kurti: “Qeveria e dënon këtë sulm qyqar dhe të papranueshëm”
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka dënuar sulmin fizik ndaj Hysni Mehani, të cilin e ka cilësuar si “sulm qyqar dhe të papranueshëm”.
“Hysni Mehani u sulmua me grushte dhe u godit me gotë në kokë teksa pinte kafe me Arjeta Fejzën dhe aktivistë të tjerë. Qeveria e dënon këtë sulm qyqar dhe të papranueshëm”, ka deklaruar Kurti në mbledhjen e qeverisë.
Kurti ka theksuar se incidente të tilla nuk do ta ndalin Lëvizjen Vetëvendosje nga aktiviteti politik në asnjë komunë të vendit.
“Veprimet e tilla nuk na trembin dhe nuk tërhiqemi nga gara në asnjë komunë”, është shprehur ai.
Edhe Kurti u ka ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që ndaj përgjegjësve për sulmin të ndërmarrin veprimet e nevojshme.
“I bëjmë thirrje Prokurorisë që të ndërmarrë masat dhe veprimet e nevojshme ndaj përgjegjësve për këtë sulm”, ka thënë Kurti.
(r.m.)