Beograd, 26 maj 2026 – Takimi i kongresmenët amerikanë Keith Self e Suhas Subramaniam me kryetren e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, i cili ishte paralajmëruar për të hënën, më 25 maj, në Beograd, është anuluar, raporton Radio Evropa e Lirë.
As Kuvendi i Serbisë dhe as Ambasada e SHBA-së në Serbi nuk kanë shpjeguar arsyet e anulimit të takimit.
Kongresmenët Self e Subramaniam vizitojnë rajonin pak pasi Departamenti i Shtetit ia dërgoi Kongresit një raport mbi Ballkanin Perëndimor, në të cilin, ndër të tjera, Serbia dhe Kosova nxiten të bëjnë përparim në normalizimin e marrëdhënieve.
Të martën ata do të qëndrojnë në Preshevë, ku do të takohen me përfaqësues të pushtetit lokal, të partive politike shqiptare dhe të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Vizita e kongresistëve Self e Subramaniam në Luginë të Preshevës, të banuar me shumicë shqiptare, fokusohet në pozitën e shqiptarëve në këtë rajon.
Kongresmenët Self e Subramaniam do ta vizitojnë edhe Kosovën. Të mërkurën ata do të takohen në Prishtinë me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
(r.m.)