Sorensen: Nuk do të ketë bilateralizim të dialogur. Të dy vendeve u nevojitet normalizimi

Bruksel, 26 maj 2026 – Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, ka deklaruar se Kosovës dhe Serbisë u nevojitet normalizimi i marrëdhënieve për të avancuar në rrugën drejt integrimit evropian.

Sorensen i ka bërë këto komente pas një takimi me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ku në fokus të diskutimeve ishte procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe perspektiva evropiane e rajonit.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Sorensen ka thënë se dialogu do të vazhdojë të mbetet proces i lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe e ka hedhur poshtë mundësinë e bilateralizimit të tij.

“Fola për dialogun mbi normalizimin midis Kosovës dhe Serbisë. Nënvizova se nuk do të ketë bilateralizim të dialogut. Ai mbetet një proces midis Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga BE”, ka shkruar ai.

Emisari e Bashkimit Evropian ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve është i nevojshëm për avancim drejt Bashkimit Evropian të të dyja vendeve.

“Të dyja palët kanë nevojë për normalizim për të përparuar në rrugën e tyre drejt BE-së”, shtoi Sorensen.

(r.m.)

Comment

*