Londër, 31 maj 2026 – Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa dhe aktori Callum Turner janë martuar zyrtarisht, në Londër.
Çifti e ka kurorëzuar lidhjen të dielën pasdite në Bashkinë e Old Marylebone, në një ceremoni të thjeshtë, të shoqëruar nga familjarë dhe miq të ngushtë.
Dua Lipa ishte veshur me një veshje me të bardha -një komplet elegant, kapelë dhe doreza, ndërsa Callum Turner kishte veshur një kostum klasik me këmishë dhe kravatë, të gjitha ngjyrë blu të errët.
Ceremonia civile e kurorëzimit është zhvilluar në praninë e një rrethi të ngushtë.
Dasma e çiftit të Dua – Callum pritet të mbahet në Palermo të Sicilisë. Sipas raportimeve të medies dasma do të zgjasë nga e enjtja deri të shtunën.
(r.m.)