Uashington, 31 maj 2026 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërkuar “korrigjime” në draftin e marrëveshjes për pëfundimin e luftës me Iranin.
Të premten, ai urdhëroi që Teherani të informohej se ai do t’i korrigjonte disa elemente të draftit me të cilat ishin pajtuar ndihmësit e tij, Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner.
Elementet kryesore të draftit të marrëveshjes janë: përfundimi i luftës, jo vetëm midis SHBA-së dhe Iranit, përfshirë Libanin, sigurimi i garancive se Irani do heqë dorë nga programet bërthamore, rifillimi i lundrimit të lirë në Ngushticën e Hormuzit dhe heqja e bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane, lirimi gradual i aseteve të ngrira iraniane dhe heqja e sanksioneve. Ëitkoff dhe Kushner kishin rënë dakord për përmbajtjen e këtij drafti të marrëveshjes.
Sipas burimeve të afërta me Shtëpinë e Bardhë, shtërngimi i kushteve nga Donald Trump ka të bë ne programin bërthamor të Iranit. Sipas ëtyre burimeve, drafti është i përgjithshëm dhe i paqartë dhe nuk parasheh një mekanizëm të qartë për tërheqjen e uraniumit të pasuruar nga Irani ose për shkatërrimin e tij.
Megjithatë, burime të afërta me negociatorët amerikanë thonë se kjo nuk është një marrëveshje përfundimtare dhe e detajuar, por një dokument parimesh që synon të ndalojë luftën dhe të hapë një kapitull të ri negociatash për një marrëveshje më të gjerë me natyrë të përhershme.
Shtrëngimi i kushteve nga Donald Trump do t’i ndërlikojë më shumë negociatat me Iranin, të cilat edhe ashtu po zhvillohen me vështirësi të mëdha. Raportimet thonë se Irani do ta ketë të vështirë t’i pranojë amendamentet e Trumpit, i cili e di edhe vetë këtë.
(r.m.)