Në Kosovë nis zbatimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Prishtinë, 2 qershor 2026 – Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se nga 1 qershori 2026 ka hyrë në fuqi zbatimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Vitia ka thënë se ky është hapi i parë i themelimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të Kosovës, të cilin e ka cilësuar si “etapë të rëndësishme drejt reformimit të sistemit shëndetësor” në vend.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të sistemit të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor dhe zbatimit gradual të të drejtave dhe përfitimeve që parashihen me këtë ligj”, ka thënë ai.

Themelimi i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor parashihet me Ligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, i cili është miratuar këtë vit, pak para se të shpërndahej përbërja e fundit e Kuvenditt ë Kosovës.

Miratimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka qenë një ndër premtimet kryesore të pothuajse të gjitha subjekteve politike në Kosovë vite me radhë, por hartimi dhe miratimi i këtij ligji është vonuar kaq shumë me arsyetime nga më të ndryshmet.

(r.m.)

Comment

*