Lazim Destani në New York: Prej njerëzve të tillë Kosova është sot e lirë

Gjatë qëndrimit tim këto ditë në Nju Jork, dje pata kënaqësinë të kalojmë një mbrëmje të këndshme bashkë me miqtë e mi këtu: Christopher S. Hyland, këshilltar diplomatik veteran, i cili shërbeu si Zëvendësdrejtor Politik Kombëtar për Zonat Zgjedhore Etnike gjatë fushatës presidenciale të Bill Clinton në vitet ‘90- të të shekullit të kaluar, Vehbi Bajramin, botues i gazetës “Illyria” në Nju Jork, biznesmen, ish drejtor i seksionit shqip të Zërit të Amerikës, autor e aktivist i njohur për çështjen shqiptare në Amerikë dhe Elio Ahmetajn, aktivist e pronar i disa restoranteve të njohura në Manhattan.
Me z. Hyland biseduam gjatë për çështjet shqiptare në Ballkan, rolin e tij të posaçëm në ndihmë të Kosovës në vitet 90-të si mik i ngushtë i presidentit Clinton si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen Kosova e Shqipëria sot.
Kosova sot është e lirë dhe e pavarur edhe në saje të miqve në Amerikë siç është z. Hyland dhe aktivistëve shqiptaro-amerikanë që e bënë të njohur çështjen shqiptare tek Kongresi, Senati dhe Shtëpia e Bardhë.
Z. Hyland e falënderova që edhe sot pas tri dekadash vazhdon të mbetet një mik i çmuar i ne shqiptarëve. 
 
 

Comment

*