Athinë, 11 qershor 2026 – Roja Bregdetare Greke ka ndaluar ose shpëtuar brenda dy ditësh gati 550 migrantë në jug të Kretës dhe pranë ishullit Gavdos, raporton Radio Deutsche Welle.
Operacioni më i madh u zhvillua të martën në jug të Kretës. Një numër prej 192 personash, përfshirë 42 të mitur, u shpëtuan nga një anije peshkimi dhe u dërguan në breg. Sipas të shpëtuarve, ata ishin nisur nga bregu i Libisë dhe kishin paguar trafikantët rreth 3000 dollarë amerikanë secili për kalimin.
Sipas informacioneve zyrtare, shumë varka të tjera po po lundrojnë në ujërat e Detit Mesdhe nga Libia drejt Kretës.
Rruga prej rreth 300 kilometrash nga Libia në Kretë po përdoret gjithnjë e më shumë nga bandat e trafikantëve. Pak ditë më parë, ministri grek i Migracionit, Thanos Plevris, kishte deklaruar se më shumë se gjysmë milioni njerëz në Libi që presin një mundësi për të udhëtuar drejt Evropës.
Të martën në mbrëmje Parlamenti grek i ratifikoi rregullat e reja të BE-së për migracionin dhe azilin. Ligji i ri që hyn në fuqi më 12 qershor, ndër të tjera, parashikon ngritjen e qendrave të pritjes të mbyllura në vende të treta.
(r.m.)