Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po shijon suksesin e albumit të saj më të ri, “Dirty Blonde”, i cili është renditur lart në klasifikimet botërore të muzikës, vetëm dy ditë pas publikimit.
Sipas informacioneve të fundit të iTunes Worldwide Album Chart, “Dirty Blonde” renditet në vendin e katërt në nivel global, ërkrah emrave të mëdhenj të industrisë muzikore botërore.
Ky është albumi i katërt në karrierën e Bebe Rexhës, njëherësh projekti i parë i saj si artiste e pavarur, pas ndarjes nga ish-shtëpia diskografike vitin e kaluar.
Bebe Rexha e kishte shprehur më herët dëshirën e saj që të ketë kontroll të plotë mbi krijimtarinë artistike të saj. Rezultatet e para tregojnë se vendimi i saj që të jetë e pavarur është vendim i drejtë që i sjell asaj sukses të madh në botën e muzikës.

(r.m.)