Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 160 robër lufte

Kiev, 27 qershor 2026 – Rusia dhe Ukraina përfunduan një tjetër shkëmbim të robërve të luftës të premten, më 26 qershor. Raportimet tregojnë se të dy palët i shkëmbyen nga 160 robër.

Presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky, konfirmoi se 160 ushtarë ukrainas janë kthyer nga robëria ruse. Ai tha se pothuajse ata të gjithë ishin mbajtur nga Rusia që nga viti 2022 dhe se mes tyre kishte edhe mbrojtës të Mariupolit dhe të uzinës së çelikut Azovstal.

Zelensky tha se më shumë se 9.500 ukrainas janë kthyer në atdhe prej fillimit të luftës në Ukrainë, 1.596 prej të cilëve janë kthyer gjatë kërij viti.

Shkëmbimi i robërve, i cili u ndërmjetësua nga Emiratet e Bashkuara Arabe, mbetet një nga fushat e pakta ku vazhdon bashkërendimi midis Moskës dhe Kievit.

Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës raportoi se, gjatë 24 orëve të fundit, Rusia i ka humbur 1.350 trupa, si edhe tanke, mjete të blinduara, sisteme artilerie, dronë, raketa dhe pajisje të tjera. Pretendimet e Kievit nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Rusia nuk publikon rregullisht shifra të krahasueshme të fushëbetejës.

(r.m.)