Dr. Elmi Berisha rizgjidhet kryetar i Federatës “Vatra”

Nju Jork, 29 qershor 2026 – Dr. Elmi Berisha është rizgjedhur kryetar i Federatës “Vatra”, në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur të shtunën, më 27 qershor 2026.

Në faqen zyrtare të gazetës “Dielli” në Facebook njoftohet se Dr. Berisha i ka marrë votat e 22 delegatëve të Kuvendit, Dr. Pashko Camaj i ka marrë 8 vota dhe Adriatik Spahiu i ka marrë 4 vota nga 34 delegatë. Kandidati i katërt për kryetar, Dritan Haxhia, e ka tëhequr kandidaturën para se të votohej.

Përpara votimit, në Kuvend është shfaqur një dokumentar 40 minutësh për veprimtarinë atdhetare, kulturore, patriotike e komunitare të federatës.

Më pastaj, katër kandidatët për kryetar i kanë prezantuar para delegatëve të Kuvendit platformën dhe programin e tyre për zhvillimin e federatës dhe të organit të saj, gazetës “Dielli”

Pas fitores Dr. Berisha I ka falënderuar delegatët e Kuvendit për besimin e dhënë dhe ka theklsuar se “Vatra” do të jetë në shërbim të kombit dhe komunitetit shqiptar në SHBA.

Kuvendi zgjedhor i “Vatrës” i ka miratuar me shumicë votash edhe disa ndryshime kanunore të federatës, me qëllim të përcaktimit të qartë të funksioneve dhe përgjegjësive të federates dhe të organeve drejtuese të saj.

May be an image of lighting

May be an image of one or more people, suit, table and lighting

No photo description available.

 

No photo description available.

May be an image of text that says "Royal Regency RoyalRegencyHotel Hotel 一t"

No photo description available.

(r.m.)

Comment

*