Nga Redin Hafizi
Shqiptaret nuk e kane patur kurre zakon te perfitojne nga fatkeqesia e mikut qe ka trokitur ne dere per hall. Kurre nuk u trumpetua ndihma qe ne i dhame hebrenjve gjate luftes se dyte boterore. Madje shpesh ajo mbahej e fshehur thelle ne zemrat e hebrenjve qe mbeten ne Shqiperi edhe pas luftes. Ndjenja te shprehura permes vargjesh, me forcen e dashurise per njerezit dhe zemerimin me sistemin komunist, u ndaluan me force nga censoret komuniste. Megjithate thelle ne zemren e qytetareve, ne heshtje ekzistonte rrespekti i ndersjelle. E theksoj ne heshtje, pasi Shqiptaret nuk kishin nevoje per reklame. Kombi yne njihet me Skenderbeun dhe Nene Terezen, pra force per te jetuar te lire dhe shpirti bamires i botes.
Turpi me i madh qe Rama dhe Veliaj po bejne eshte se nderin qe po u ben disa hallexhinjve te vertete, nuk po lene ekran neper bote duke e permendur. Ne Shqiptaret themi “buke, kripe e zemer”, por kurre nuk dalim te bertasim neper majat e maleve se po ndihmojme njerez ne nevoje. Vete malet do na shkerrmoqeshin e do na fusnin brenda. Nderkohe Rama dhe Veliaj nuk bertasin nga malet se nuk jane burra, por shushurisin neper kamera dhe mikrofone te huaj qe amplifikojne ngjarjen permes teknikave te reja te OJQ-ve.
Refreni i ketyre ulerimave ne fillim te kryeministrit Rama ka qene se edhe ne kemi qene dikur afgane. Nje shprehje e gjetur per te poshteruar deri ne fund perpjekjet e Shqiptareve per liri.
Pasi kete e deklaroi Rama ne mikrofonet e botes, e perseriti Veliaj ne mikrofonet e vendit.
Deklaratat me te fundit mes Rames dhe Veliajt, me shume se shpirtmadhesine Shqiptare, tregojne hipokrizine dhe cinizmin e qeverrisjes ne Shqiperi dhe per kete vertet me dhimbsen Afganet qe po vijne ne Shqiperi.
Si KM dhe KB deklaruan se vendimi ishte thjesht moral, pasi ne paskemi qene Afgane me pare. Me kete shprehje ata krahasojne eksodin e Shqiptareve me ardhjen e Afganeve. Keto dy lloje emigrimi do te kishin ngjashmeri nese ne 1945, trupat Angleze dhe Amerikane do te shpetonin te pakten shumicen e antikomunisteve. Nderkohe qe ne 1990 dhe 1991 ne nuk ishim Afgane, por luftetare te lirise. Bota duhej te mesonte te verteten Shqiptare dhe pushtimi i Ambasadave ndihmoi. Me pas Marsi i dha shkelmin komunizmit, nderkohe qe ne Gusht 1991 na thane se token e premtuar mund t’a gjejme edhe ne vendlindje.
Sot Afganet mbrohen nga ushtria me e forte ne bote dhe vizat i kane gati. Sot dyert e botes jane hapur per Afganet dhe kjo eshte thjesht politike e jo bamiresi. Sot cfare ne Shqiperi po behet eshte thjesht per te rritur veshet e Rames dhe hunden e genjeshtarit Veliaj.
Te dy perdoren te njejten shprehje sikur ne paskemi qene Afgane dikur. Nese Rama mund t’a quaj veten te tille se iku nga syte kembet kur kazani po ziente dhe Gramoz Ruci nisi vrasjet ne shesh dhe ne kufi, Erion Veliaj ishte vetem 12 vjec dhe nuk besoj se ne ate moshe mund te emigronte.
Pra kryeministri per budallallek apo per fasade mendon se na hedh hi syve duke na quajtur Afgane ne eksodin e 1990-1991, nderkohe qe ai eksod ishte vertet nje “Eksodus”. Ne nuk u ndihmuam nga forca ushtarake, apo hotele me pese yje. Ne nuk ishim pjese e nje plani.
Nderkohe Veliaj dihet qe eshte mashtrues dhe deklaron me tallje se ai ne moshen 12 vjec paska qene Afgan. Ne kete menyre ai ofendon perpjekjet e Amerikaneve dhe Afganeve per t’i shpetuar diktatures. Veliaj eshte individi qe ka uruar deshtimin e kesaj lufte qe kur ka nisur, prandaj te ndale hipokrizine. Nderkohe Shqiptaret bejne mire te heshtin perpara fatkeqesive te te tjereve dhe t’u ofrojme si gjithnje buke, kripe e zemer. Sa per hotelet me pese yje, jane biznes i Rames dhe jo veper e mire.
Ne kemi ditur te presim dhe do dime te presim, por kurre nuk do te krahasohen vuajtjet e nje populli qe mbeshtetet nga fuqia me e madhe ne bote, me kalvarin e vuajtjeve te kombit tone ne shekuj dhe mijevjecare. Ne nuk kemi qene, nuk jemi dhe nuk do te jemi Afgane, ashtu sic edhe keta te fundit nuk mendojne te behen Shqiptare thjesht per fasaden e Rames dhe Veliajt.