Abazoviç: “Diaspora jonë në SHBA, është një perlë”

Takim me ftesë të organizatës Rrënjë Shqiptare me Zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe Ministri i Punëve të Jashtme Gjorgje Raduloviç, në Nju Jork

Nga Beqir Sina

STATEN ISLAND NY : Delegacioni malazez, i kryesuar nga Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe Ministri i Punëve të Jashtme Gjorgje Raduloviç, mbas vizitës së tyre në Washington, qëndruan edhe në New York, ku dje u pritën nga kryeparalamentari i Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-së, zoti Abdulom Shahidom.
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe Ministri i Punëve të Jashtme Gjorgje Raduloviç, erdhën në këtë takim me ftesën e organizatës Rrënjët Shqiptare (Marko Kepi dhe Xhemo Lanica), dhe mirëpritën ngrohtësisht mbrëmë në lokalin “Trattoria Toskana” në Staten Island – New York, nga një grup shqiptarësh të Malit të zi, që jetojnë dhe punojnë prej vitesh, në SHBA, përfaqësues dhe aktivistë të komunitetit, kryesisht nga qytetarë që kanë emigruar në periudha të ndryshme nga Ulqini, Bari, Tuzi, Kraja , Ana Malit, Plava dhe Gusia.
-“Diaspora jonë në SHBA, është një perlë, e pashfrytëzuar ashtu si duhet deri tani. Ne dëshirojmë që kjo diasporë kaq e fuqishme të investojë edhe më shumë në Mal të Zi dhe vendorigjinën e tyre. Shteti duhet që ta vlerësojë atë më shumë sesa ka qenë e vlerësuar, nderuar dhe e respektuar deri më tani” – deklaroi Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Ndërkohë, që Ministri i Jashtëm i Malit të zi, Gjorgje Raduloviç, tha se “Qeveria e Malit të zi, tashmë është më se e përkushtuar me të gjitha kapacitetet e saj, për të shtuar marrëdhëniet me emigrantët, gjë të cilën kjo qeveri e ka edhe në prioritet e programit të saj”.


Ministri i Jashtëm, përcolli me këtë rast edhe një faleminderim për investimin dhe ndihmën e vazhdueshme të dhënë deri tani Malit të Zi, nga diaspora e saj në SHBA, “veçanërisht atë ndihmë që dhatë në momente të vështira, tha ai sidomos ndihmën e madhe në kohë pandemie, ndihmën spitaleve e qendrave mjeksore me paisje sterilizuese, maska, dorashka, bombola oksigjeni, medikamente dhe aparatura të ndryshme mejkësore për luftën anti Covid, e të tjera në komunat shqiptare në Mal të Zi” .
Kurse, mikëpritësi Marko Kepi, orginzatori i këtij takimi në emër të Albanian Roots, organizatës të cilën ai e themeloi dhe e drejton, prej vitesh në hapje të këtij takimi mbasi vlerësoi arritjen e z/kryeministrit Dritan Abazoviç, faleminderojë atë dhe ministrin e jashtëm Gjeorgje Raduloviç, si dhe mysafirët e lart nga Podgorica, për pjesmarrjen e tyre në këtë takim miqësor.
Gjatë diskutimit, që zgjati më shumë se dy orë, në formatin me pyetje-përgjigje, Abazoviç dhe Raduloviç me disa përfaqësues të komunitetit shqiptar, dhe aktivistë të komunitetit, kryesisht banorë të ishullit Staten Island, u shkëmbyen mendime me këndvështrime të ndryshme për shumë çështje. Madje disa ishin dhe mjaft kritikë ndaj problemeve që ngritën, dhe folën gjatë për disa nga problemet që i prokupojnë ata më së shumti në vendlindjen e tyre.
Përkatësisht, ata u folën për Ulqinin (Kalanë, Valdanostin, Plazhin e Pishave etj, problemet me Krajën dhe Anën e Malit. Por, veçanërisht të dy palët kërkuan të gjenden mundësitë e bashkëpunimit më të fortë për tejkalimin e situatve aktuale politike në vendbanimet dhe trojet shqiptare në Mal të Zi.


Krenari dhe një kënaqësi jashtëzakonisht e madhe të takohem me shqiptarët

Abazoviç, tha se rasti i vizitës në SHBA, me ministrin e jashtëm Gjorgje Raduloviç, ishte axhenda politike, me një sërë takimesh me disa zyrtar të lart në Uashington, Departamentin e Shtetit. “E cila, ishte dhe qëllimi i kësaj vizite.por theksojë ai se të vish në Nju Jork, dhe të mos takosh shqiptarët është e pamundur:
“E pamundëshme të mos takojë ulqinakët mi, anamalasit, e krajanët, bashkëatdhetarët e mi, që jetojnë në Mal të Zi.e më gjerë.”
Ai ceku më pasë atë se në Mal të Zi, dinamika e zhvillimeve poliitike të viteve të fundit, ka sjell shumë ndryshime. sidomos pas 30 gushtit 2020, kur për herë të parë ndodhi diçka që nuk kishte ndodhur në tridhjet vjet, në Mal të Zi..
“Pakicat, ku përfishen edhe shqiptarët ndoshta kan pasur një frikë, për ngjarjet negative, në të kaluarën, ku ajo frikë ndoshta edhe këtë moment egziston atje te ne, por ndoshta edhe në diasporë” tha ai.
Abazoviç më pas sqaroi se të gjithë duhet të jemi të qart, nëse duam të ndihmojmë kombin tonë, dhe të bëhemi pjesë e Europës, së zhvilluar, duke ditur të shfrytëzojmë demokracinë:
“ Demokracia, nën/kupton se nuk njërëz që nuk janë të pazvëndësueshem.Duhet të kuptojmë se duhen zhvilluar institucionet për të pasur dinjitet çdo qytetar si gjithë bota në demokraci. Ne duhet të jemi të gatshëm të kuptojmë se qeveria është vetëm për një gjë, ajo me përkushtim duhet të jet në shërbim të qytetarëve të saj. Atyre që e votojnë, por edhe atyre që nuk e votojnë atë”.
Të gjithë duhet të kuptojmë nëse njerëzit nuk janë të kënaqur me atë shërbim, që u bënë qeveria e tyre, atëhere ata po në mënyrë demokratike do të votojnë që të zvendësohet dhe do të ndryshohet qeveria.


Kjo është e njëjta gjë, që vlen edhe për mua personalisht, tha Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç .
Ajo çfarë është interesi ynë i përbashkët , është që të gjithë së bashku të jemi të gatëshëm nëse janë mundësit për të bërë diçka të mirë, për popullin tonë, kombin tonë, për qytetet e travat tona, ta bëjmë duke e parë atë me një shikim tjetër për ndryshim .
“Që të punojmë së bashku se si të ndihmojmë rininë që të mos largohet nga vendlindja, të rritet shkollimi dhe punësimi i tyre. Dhe, lufta ndaj varfërisë, korrupsionit dhe kriminalitetit të jenë prioritare, ashtu si siguria dhe qetësia për çdo qytetar”.
Për këtë, tha ai të gjithë kemi një obligim moral, politik e qytetar të japim kontributin tonë të punojmë shumë në çdo drejtim, secili për aq sa na takon.
“Ky është misioni im i vetmi! Asgjë veç kësaj mua nuk më intereson mbasi unë kisha dëshirë që të vihet deri në atë nivel që ne, në se flasim më konkretisht për Ulqinin, nga që shikojë se edhe shumica janë ulqinak, athere duhet të punojmë që Ulqini duhet të këtë atë zhvillim që e meritonë.”
Gjatë fjalës së tij, ai përmendi se ndryshe nga ajo e mëparshmja, qeveria aktuale do të kujdeset veçanërisht për Ulqinin, si një qytet me potencial të jashtëzakonshëm natyror dhe ekonomik. Abazoviç i informoi ulqinakët në takim mbi projektet e infrastrukturës që ka diskutuar së fundi me zyrtarët shqiptarë, të cilat duhet të lidhin Shqipërinë dhe Malin e Zi, si dy destinacione të njohura turistike në Detin Adriatik, Ushillshten, Valdanostin, Kalanë e Ulqinit, dhe Palzhin e Pishave.


Ai shtoi gjithashtu se Parlamenti i Malit të Zi miratoi propozimin që prona në Valdanos t’u kthehej pronarëve të vjetër dhe se pasojat e erozionit të tokës në Ada Bojana u rregulluan brenda një periudhe të shkurtër kohe.
Abazoviç, shprehu mendimin se ka ardhur koha që të dalim sa më parë nga disa mendime të cilat vinë nga mentaliteti i “vjetëruar”, si e quajti ai se nuk kemi mundësi , fuqi e dijeni për të bërë gjëra të mëdha për vendlindjen tonë. Në Shtetet e Bashkuara jo përdorni fjalën ‘Think big’ Unë definitivisht kam një ambicie mjaft të madhe, për Ulqin, dhe besojë se disa gjëra janë realizuar, në këtë kohë të shkurtër, çka jamë i bindur se në të ardhmen shumë gjëra ambicioze do të realizohen”.
Një pjesë të fjalës së tij ai dhe ministri i jashtëm Gjeorgje Raduloviç, ja kushtoi edhe disa dilemave mbi çështjen e diasporës, çështja e nënshtetësisë kurr nuk është prurë në pyetje, dhe kurr nuk ka për t’u sjellur, dhe për të qenë në pyetje. Andaj, ju them me binjde se askërkush nuk duhet të ketë as çfarë dileme për këtë çështje.
“Propoganada ka qenë gjithmonë përpara nesh, ajo është dhe ka për të qenë edhe në kohën e ardhëshme. Por, gjithkush që ka mundësi me akuzua për gjithësecilën gjë. Duhet të mos flaës për ato gjëra çfarë nuk janë reale, dhe që nuk kan të bëjnë me realitetin, nuk duhet për ti marrë si të qena. Për të krijuar një negativitet të panevojshëm., sidomos ndërmjet njëri tjetrit.”
Ne tha Abazoviç na duhet, që secili të “ngrejmë” një lidhje dhe marrëdhënie të mirë me njëri tjetrin, që ato të jenë sa më produktive, duke shfrytëzuar të gjitha potencialet tona, që egzistojnë. Por, duhet të shfrytëzojmë edhe atë çfarë keni arritur ju këtu si një “knoë hoë- si me ditë”, që ndoshta duhet të jet për t’u implementuar edhe në trevat tona.
Ndërsa, përsa i takon çështjeve të tjera, atë të drejtës për të votuar diaspora. dhe apo ka për të qenë e eleminuar, ju them me bindje se asnjëherë nuk ka për të qënë e eleminuar diaspora nga zgjedhjet. Por, edhe Mali i zi, duhet ta zgjidhi këtë çështje si gjitha shtetet e tjera me diasporën.
Pra, nëse ka për të pasur të drejt vote, do të ketë, se çdo shtet tjetër.Atë që duhet realizuar është se diaspora jonë, duhet të ketë përfaqësuesin e asaj në parlamentin e Malit të zi, dhe po në atë mënyrë përfaqësimi si e kanë dhe e shfrytëzojnë disa shtete demokratike. Dhe, modeli “3” është, që të mbetet ai si ka qenë deri tani, model që e shfrytëzojnë edhe disa shtete demokratike, që diaspora të ketë përfaqësuesin e tij në parlamentin e Malit të Zi, për të qenë vet më të përfaqësuar dhe të përcepitojmë. Që diaspora të votojë nëpër konusllta dhe të zgjedhi vet ajo përfaqësuesin e saj.


Ne duhet të kuptojmë se jemi në vitin 2021. Kjo nuk ka të bëjë më me 90’. Duhet te jemi të gasthëm tani, ti përkushtohemi jetës, bashkohore, e cila egziton edhe këtu në Amerikë.Por, me masë shumë më të vogël edhe në Mal të zi, ne nuk mundeme me sjell sukses. Njerëzit që mendojnë ende si në 90’ duhet të dalin nga ajo, dhe të kuptojnë se kjo është një erë e re, një kohë e re, një teknologji e re. Nga që pushtet ndryshojnë në parti të ndryshme me vota, edhe partnerët tanë ndërkombëtar ata që na mbështesin në ruugën tonë, në Europë, tani mbasi jemi në NATO, presin që edhe ne t’i harrojmë dhe ti elemonijmë sat ë mundemi “marrëdhënjet” konfliktuale, të dëmshme edhe për shoqërin tonë, të mbetuara nga e kaluara jonë qysh në 90’
Në fund të fjalës së tij, Zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç bëri thirrje : “Të ecim vetëm përpara dhe të shikojmë përpara, për të gjetur rrugët që të çojnë në rritjen ekonomike, mbasi është e vetmja gjë që sjell zhvillim, jo vetëm ekonomik, por edhe kulturorë dhe rritje sociale. Për të ardhmen tonë, për fëmijët tanë, që të kenë një të ardhme si gjithë bota”.
Organizata Rrënjet Shqiptare i dhurojë në mënyrë simbolike zëvendëskryeministrit Dritan Abazavoiç një pikturë me Heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe nje Proklamat të pesë viteve më parë, kur ish Senatori i shtetit të New Yorkut, kërkoj të shpall “Ditën e Nëna Terezes” , 6 Shtatorin 2016
Gjatë bashkëbisedimit pyetje e përgjigje (Q &A) ai që e filloi me pyetje-diskutim në fund zoti Safet Llolla, ju drejtua Delegacionit malazez, të kryesuar nga Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe Ministri i Punëve të Jashtme Gjorgje Raduloviç, se në asnjë mënyrë ky nuk ishte për t’u quajtur “takim me diasporën shqiptare” në Nju Jork, përveçse një takim miqësor me ftesën e Organizatës Rrënjët Shqiptare.
Kryetari i Shoqatës Ana e Malit, Safet Llolla, tha se Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, i ka premtuar atij se do të takohet me shoqatat e diasporës sonë në Nju Jork, dhe veprimtar të komunitetit nga ajo trevë Mal i Zi, çka Abazavoiç, e pranoi se shumë shpejt të jet e mundur, pa caktuar kohë, do të ketë një takim tjetër me përfaqësues dhe shoqatat e disaporës shqiptare nga vendorigjina.