Abazoviq: Po të isha unë kryemiministër, Mali i Zi nuk do të votonte kundër Kosovës në KE

Podgoricë, 28 mars 2024 – Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, nuk është befasuar që delegacioni i këtij shteti në Komitetin për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës (KE) votoi kundër raportit të raportueses Dora Bakojanis, që rekomandon pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Abazoviq, në një intervistë për Euronews Albania, ka thënë se po të ishte ai kryeministër, Mali i Zi nuk do të votonte kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai ka thënë se në Mal të Zi tani është krijuar një realitet i ri politik.

“Gjatë mandatit tim, ne e mbështetëm tërësisht Kosovën. Por ky është realiteti i ri. Kjo ndodh sepse mazhoranca është krijuar me parti që nuk ndajnë të njëjtin vizion, programe dhe vlera. Ata mendojnë se kjo mund të funksionojë. Unë e them të kundërtën”, ka thënë ai.

Të mërkurën, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku thuhwet se Kosova i ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare me të drejta të plota e Këshillit të Evropës. Raporti u miratua me 32 vota “për”, me dy vota “kundër” dhe me një abstenim.

Kundër miratimit të raportit, hap ky që i hap rrugë votimit në Asamblenë Parlamentare dhe në Këshillin e Ministrave, votuan opërfaqësuesit e Serbisë, Bosnjës e Hercegovinës dhe Malit të Zi, të gjithë të etnitetit serb, ndërsa abstenoi nga votimi përfaqësuesi i Greqisë, deputet i partisë Syruza të ish-kryeministrit Aleksis Cipras.

(r.m.)