Prishtinë, 13 gusht 2026 – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, deklaroi sot se kjo parti do të qëndrojë në opozitë, pasi, sië u shpreh, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) nuk po e konsideron si partnere për bashkëqeverisje.
“Meqë Lëvizja Vetëvensosje nuk po e konsideron se ka nevojë për LDK-në si partnere, atëherë nuk do ta ketë dekor as për pushtetin e saj. Ne do të qëndrojmë në opozitë dhe do ta ushtrojmë këtë përgjegjësi me dinjitet”, tha Abdixhiku në një konferencë për media, të enjten, pas takimit me deputetë të saj në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë se LDK-ja ka vendosur të tërhiqet nga kërkesa për çfarëdo pozite dhe do të kontribuojë në shmangien e krizës aktuale pa asnjë përfitim politik.
“LDK-ja heq dorë nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri. S’e duam asnjë ministri. Le t’i mbajë Lëvizja Vetëvendosje. Heqim dorë nga kërkesa për kryetar të Kuvendit dhe më e rëndësishmja edhe nga kërkesa për të udhëhequr postin e presidentit”, ka thënë Abdixhiku.
“Lëvizja Vetëvendfosje le ta formojë qeverinë me 61 deputetët e saj. Le ta ketë gjithë ekzekutivin. LDK-ja s’do t’ia marrë pushtetin që ajo dëshiron ta mbajë, por as s’do ta ndajë përgjegjësinë për një pushtet ku nuk lejohet të ketë rol të denjë”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka thënë se mbetet në dorën e LVV-së të zgjedhë midis stabilitetit institucional ose një krize politike më të thellë.
“Nga ky moment, zgjedhja është e qartë. LVV-ja mund ta zgjedhë stabilitetin institucional përmes një presidenti që e zgjedhim të gjithë bashkërisht, ne dhe ata, dhe të qeverisë me shumicën e vet ose ta çojë vendin drejt një krize shumë më të rëndë, përplasje më të rëndë, vetëm se nuk pranon as kufirin më të vogël të kompromisit demokratik”, ka theksuar ai.
Abdixhiku ka thënë se, megjithatë, LDK-ja do të kontribojë për zgjedhjen e presidentit dhe ka bërë të qartë se kjo parti do të angazhohet për një president jopartiak.
“Ta zgjedhim një president që i shërben Republikës, jopartiak, dhe jo një president karate”, ka thënë ai, duke shtuar se LDK-ja nuk do të votojë për asnjë kandidat partiak.
“Propozimet e njëanshme janë të refuzueshme”, ka thënë ai, duke shtuar se emri i presidentit të ri duhet të dalë nga bisedimet mes të gjitha partive.
Abdixhiku tha se Kurti ia kishte ofruar atij postin e zëvendëskryeministrit dhe tri ministri, ndërsa LDK-ja e kishte kërkuar edhe postin e president it, përveç pjesëmarrjes në ekzekutiv.
“Meqë Lëvizja Vetëvendosje nuk po e konsideron se ka nevojë për LDK-në si partnere, atëherë nuk do ta ketë dekor as për pushtetin e saj”, theksoi Abdixhiku.
Ai bëri thirrje për konstituimin pa vonesë të Kuvendi dhe që LVV-ja të formojë Qeverinë e re, dhe kështu t’I hapet rrugë bisedimeve për presidentin e ardhshëm.
Deri sot LDK ishte partia e vetme shqiptare që pranoi të negocionte me LVV-në për formimin e institucioneve. Abdixhiku u takua së paku tri herë me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, për t’i dhënë epilog procesit të formimit të insticuioneve. Pas takimit të fundit, të dy pranuan se pozicionet e tyre e bënin të pamundur një marrëveshje eventuale.
Abdixhiku tha se Kurti e refuzoi kërkesën për krijimin e një “balance të pushtetit”, ndërsa Kurti tha se Abdixhiku kishte “kërkesa joproporcionale” me fuqinë politike të LDK-së.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kishte vendosur që herët të qëndronte në opozitë, ndërsa Aleanca e kishte përjashtuar mundësinë e përfshirjes në qeveri, por kisjhte shtruar disa kushte për pjesëmarrje në votimin për presidentit.
Në qoftë se partitë politike nuk arrijnë një konsensus për zgjedhjen e presidentit atëherë Kosova do të shkojë përsëri në zgjedhje të parakohshme, të cilat, sipas deklaratave publike, konsiderohen të padëshirueshme nga të gjitha partitë politike.
(r.m.)