Abdixhiku: LDK është gati për ta qeverisur Kosovën

Prishtinë, 9 dhjetor 2023 – Sot u mbajt mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Kjo ishte mbledhja e parë e përbërjes së re të këtij organi, e cila u zgjodh në Kuvendin Zgjedhor të partisë që u mbajt pak kohë më parë.

Në ekspozeun e tij para anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se kjo parti është e gatshme tashmë e ka gati planin e qeverisjes së vendit.

“Ne kemi një plan. Kemi një program të detajuar në 22 fusha. Mbi 5 miliardë euro investime në çdo sferë të jetës publike. Prandaj këtë plan duhet ta shpërfaqim sa më shumë. Të kapërcejmë nga kurthi i së shkuarës, në diskutime për atë që ka rëndësi- për vet të ardhmen. Këtë diskutim, këtë komunikim, sot në Kosovë s’ka kush tjetër ta bëjë. Këtë komunikim, këtë diskutim, duhet ta bëjmë vetëm ne”, u shpreh ai.

Abdixhiku tha se LDK-ja duhet të bëhet përsëri një subjekt që i përfaqëson vlerat më të mira të Kosovës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të shndërrohet sërish në një emërtim që i përfaqëson vlerat më të mira të popullit të Kosovës, që i përafron njerëzit më të zotë të vendit e që rrugëton me plot siguri drejt udhëtimit tonë origjinal euro-atlantik”, theksoi ai.

Abdixhiku e kritikoi ashpër Qeverinë aktuale të Kosovës. Ai tha se kjo qeveri nuk ka bërë asgjë për qytetarët e Kosovës, prandaj ata po detyrohen ta braktisin vendin.

“Kjo qeveri i ka braktisur qytetarët e Kosovës, prandaj njerëzit tanë po e braktisin atdheun e vet. E ne kemi nevojë për një qeveri që përmbushjen e kërkesave të punëtorëve të vet nuk e sheh si dorëzim, por si mirëkuptim i një fatkeqësie ekonomike”, tha ai.

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së zgjodhe pesë nënkryetarë të partisë, 31 anëtarë të Kryesisë, dy sekretarë dhe kryetarët e Forumit të Grave dhe Forumit të Rinisë .

Nënkryetarët:

Hykmete Bajrami, Nënkryetare për Politika Zhvillimore

Doarsa Kica Xhelili, Nënkryetare për Marrëdhënie me Jashtë

Gazmend Muhaxheri, Nënkryetar për Organizim Partiak,

Lutfi Haziri, Nënkryetar për Bashkëpunim Rajonal

Anton Quni, Nënkryetar për Mërgatë

Sekretarët:

Imri Ahmeti, Sekretar i Përgjithshëm

Sokol Haliti, Sekretar i Degëve Jashtë

Forumet:

Jehona Lushaku Sadriu, Kryetare e Forumit të Gruas

Paris Guri, Kryetar i Forumit Rinor

Anëtarët e Kryesisë:

Alban Zogaj, Alush Gashi, Arben Gashi, Ardian Shala, Armend Zemaj, Avdullah Hoti, Besian Mustafa, Besnik Osmani, Berat Rukiqi, Besa Gaxherri, Bexhet Xheladini, Doruntinë Maloku, Driton Selmanaj, Ekrem Hyseni, Ema Nikçi Rexha, Florian Dushi, Ilir Ferati, Izet Sadiku, Kujtim Shala, Lirije Kajtazi, Mirjeta Kalludra, Muhamet Hamiti, Ruzhdi Shehu, Rrezarta Krasniqi, Sibel Halimi, Shkëmb Manaj, Visar Azemi, Visar Berisha, Vlora Dumoshi, Xhafer Gashi dhe Xhafer Tahiri.

(r.m.)