Abdixhiku pezullon angazhimet për formimin e institucioneve pas nismës për shkarkimin e tij

Prishtinë, 15 korrik 2026 – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se do t’i ndërpresë të gjitha angazhimet për formimin e institucioneve të Kosovës, për shkak të nismës për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të partisë.

“Për shkak të kësaj nisme, më duhet t’ju njoftoj se detyrohem t’i ndërpres të gjitha angazhimet për formimin e institucioneve të Republikës”, tha Abdixhiku në një videomesazh për anëtarët dhe votuesit e LDK-së.

“Në këto rrethana, për shkak të kësaj nisme, nuk do të ishte serioze e as e përgjegjshme të negocioja në emër të LDK-së, pasi mandati im për të udhëhequr me të është vënë në diskutim brenda shtëpisë sime”, theksoi ai.

Abdixhiku e cilësoi me pasoja për qytetarët e Kosovës dhe për LDK-në thirrjen e Kuvenditt ë jashtëzakonshëm para formimit të institucioneve të shtetit.

“Fatkeqësisht, qytetarët e Kosovës do ta pësojnë më së shumti nga kjo situatë, por edhe vetë LDK-ja”, u shpreh ai.

Abdixhikut ha se nisma për shkarkimin e tij në kohën kur po zhvillohen bisedimet për formimin e institucioneve e dëmton procesin. Ai e cilësoi këtë nismë si “betejë për karrige” dhe shprehu keqardhje që, sipas tij, vëmendja po largohet nga procesi i formimit të institucioneve.

“Ndjej keqardhje që vëmendjen duhet ta kthej nga vetja në një betejë që mund të na dëmtojë në mënyrë të pariparueshme nga brenda dhe ta lërë Kosovën pa institucione, madje potencialisht përballë zgjedhjeve të reja në vjeshtë”, theksoi ai.

Abdixhiku tha se LDK-ja “duhet të jetë shtëpi e interesave të qytetarëve, e jo e apetiteve për kryetarin dhe karrigen e kryetarit”.

Ai paralajmëroi se nisma për shkarkimin e tij rrezikon të shkaktojë përçarje të mëdha në parti.

“Kjo shtëpi nuk definohet nga ata që e projektuan shuarjen e saj dhe që në çdo çarje minimale projektojnë përçarje maksimale. Kjo shtëpi ndërtohet vetëm nga anëtarësia e saj”, theksoi ai.

Abdixhiku bëri të ditur se sekretarin e përgjithshëm të LDK-së e ka autorizuar që të nisë menjëherë procedurat për mbajtjen e Kuvenditt ë jashtëzakonshëm.

Kërkesa për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë dhe për shkarkimin e Abdixhikut nga pozita e kryetarit është nënshkruar nga 148 delegatë të Kuvendit. Kërkesa për dorëheqje u bë fillimisht nga kryesitë e degëve të LDK-së në Pejë e në Lipjan dhe nga kryesia e Degës së Dytë të LDK-së në Prishtinë.

Sipas Statutitt ë LDK-së Kuvendi i jashtëzakonshëm mund të thirret me kërkesën e së paku një të tretës së përbërjes së Kuvendit.

(r.m.)

https://www.facebook.com/reel/4535286203405912

Comment

*