Adriatik Lapaj: Koalicioni ynë duhet t’i kishte të paktën 6 mandate. Duhet ndryshuar ligji elektoral

Tiranë, 17 maj 2025 – Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet arriti të fitojë vetëm një deputet në Kuvendin e Shqipërisë, në zgjedhjet e 11 majit.

Adriatik Lapaj, në një postim në Facebook, ka thënë se ky koalicion duhet t’i kishte fituar 6 mandate, meqenëse i ka marrë afro 63 mijë vota. Ai thekson se ligji aktual për zgjedhjet është i padrejtë, prandaj thekson nevojën për ndryshimin e tij.

Lapaj e preferon modelin e Kosovës, sistemin proporcional kombëtar me lista të hapura .

“Koalicioni ynë duhet të kishte të paktën 6 mandate. Duhet ndryshuar ligji elektoral. Shikoni modelin e Kosovës, proporcional kombëtar me lista të hapura”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Lëvizja Shqipëria Bëhet u kthye në parti politike në dt. 30 shtator 2024.

Për 8 muaj, me gjithë vështirësitë që ju i dini i’a dolëm të renditemi forcë e 3 politike në vend (përballë atyre që kërcënojnë, blejnë dhe vjedhin votë).

Faleminderit secilit që na besoi me votë!

Sistemi elektoral u dëshmua para të gjithëve si i padrejtë. Ps e nxori 1 mandat me afro 10 000 vota, ndërsa koalicioni ynë me afro 63 000 (deri tani).

Ps ka marrë vota sa për 73 mandate, por ligji elektoral i padrejtë i ka dhënë 83.

Koalicioni ynë duhet të kishte të paktën 6 mandate. Duhet ndryshuar ligji elektoral. Shikoni modelin e Kosovës, proporcional kombëtar me lista të hapura.

Lëvizja Shqipëria Bëhet është e hapur për këdo beson te vlerat, të na bashkohet!

Nuk ka kthim pas!

(r.m.)