Tiranë, 7 tetor 2021 – Paralajmërimi i krizës së energjisë elektrike, është bërë temë e replikave në Kuvend mes zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe kryedemokratit Lulzim Basha.
Ahmetaj ka deklaruar se energjia elektrike ka prekur disa shtete, ndërkohë që në Shqipëri nuk është rritur çmimi i energjisë. Ai ka paralajmëruar se pas dy ditësh qeveria do të prezantojë një plan që, sipas tij, synon të mbrojë shtresat në nevojë, sipërmarrjet e vogla dhe, në të njëjtën kohë, të sigurojë furnizim të pandërprerë me energji.
“Energjia ka prekur gjithë botën, Britaninë, Italinë e Spanjën. Çfarë po ndodh këtu. Duroni 48 orë se do vijmë me një plan”, ka thënë Ahmetaj.
“Mbrojtja nga çmimet globale i ka amortizatorët më të dobët. I mban çmimet të subvencionuara. Do marrim masa rregullatore që do sigurojmë mbrojtjen e shtresave në nevojë, sipërmarrjes së vogël dhe në të njëjtën kohë të garantojmë furnizim të pandërprerë me energji elektrike”, ka thënë ai.
Deklarata e Ahmetajt e kanë nxitur reagimin e kryetarit tëPartisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai ka thënë se “tiret e ekonomisë” puesin se si qeveria e kishte gati planin pak ditë pasi kryeministri Rama paralajmëroi krizën energjitike.
“Tiret e ekonomisë pyesin si e kishit ju planin gati. Ky doli të dielën për t’ua zënë kafshatën në fyt shqiptarëve. Tirja e ekonomisë nuk e përmendi taksën ‘Rama’ mbi karburantin. Kemi 7 vite që kërkojmë ta heqin. 240 lekë të vjetra vazhdon t’ua marrë, por atyre që blejnë bukë. Siç ju thashë, këtu nuk kemi ardhur për të sqaruar njerëzit se çfarë rrenacakësh kanë pasur në krye të qeverisë. 2.2 miliard euro, sa paketa ndihmash mund të bëheshin për varfërinë. 120 milion euro që për luftën e tij personale me Beçhettin janë 2 herë më shumë se dy paketat gjysma. Një njeri i vetëm, për shkak të luftës personale. Këto janë të vërtetat që propaganda nuk ka asnjë mundësi t’i mohojë”, ka thënë Basha.
(r.m.)