Aktivisti i palodhur i komunitetit tonë, Tonin Mirakaj

Prof. Gjon Frani Ivezaj

Të gjithë shqiptaro amerikanët, që jetojnë dhe punojnë në New York, për disa dekada me radhë e njohin shumë mirë veprimtarinë patriotike të aktivistit të komunitetit tonë Tonin Mirakaj

Tonini i ri erdhi si emigrant politik në SHBA dhe u vendos në New York. Disa vite më parë ai me familjen e tij u arratisën nga ferri burg i sistemit komunist ateist me 20 shtator 1956.

Ata kaluan rreziqe të mëdha në kufi, të rrethuar nga forcat e Sigurimit dhe njësitë partizane, të cilët nuk lejonin asnjë shqiptar të arratisej nga “lumturia” komuniste. 

Për pak kohë Tonini me pjesëtarët e tjerë të familjes shkuan në fillim në ish Jugosllavi. Edhe pse qëndronin përkohsisht aty, qëllimi i tyre ishte për të kaluar në Perëndim. 

Tonini u interesua të plotësonte dokumentet e largimit, me synimin për të shkuar në vendin e lirisë dhe demokracisë në SHBA, një ëndërr e hershme e tij dhe e mijëra shqiptarëve të tjerë.

Asokohe, sikurse kujton edhe vetë Tonini, Organizata Botërore e Kombeve të Bashkuara (Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara), duke respektuar Liritë dhe të Drejtat e Njeriut si vlerat universal të vendeve perëndimore, u jepte të drejtën e lëvizjes për një jetë më të mire, të gjithë azilkërkuesve nga vendet e diktaturave komuniste dhe ish vendet e kampit socialist të Lindjes së Europës, të drejtuar nga ish Bashkimi Sovjetik.

Ajo që kishte rëndësi për Toninin dhe antarët e tjerë të familjes së tij, është se asnjë prej tyre nuk u kompromentua nga agjentët sekrete serbo malazezë të UDB-së asokohe, për të paditur bashkatdhetarët e tyre…

Karakteri i tij i fortë burrëror shqiptar, bëri që të mbijetoj provokimeve serbe, për ta përdorur (manipuluar) atë si agjent të tyre. Ai ruajti të pastër figurën e tij dhe respektin, që gëzonin shqiptarët për familjen mirënjohur Mirakaj. 

Edhe këtu Tonini nuk qëndronte i qetë. Ai vendos të hartoj një plan për tu arratisur dhe shkuar në një shtet tjetër. Kjo është arratisja e dytë e tij. 

Sërisht ai ecën dhe nuk ndalon. Për katër ditë ai arratiset nga Kroacia dhe Sllovenia dhe shkon më në fund drejt Italisë, nga ku merr frymë lirshëm se arriti në tokën e Dante Aligerit….

Tre vite pas arratisjes nga Shqipëria, Tonini në vitin 1959, së bashku me vëllanë dhe motrat, zyrtarët e kampit i dërguan në Kampin e Refugjatëve Internacional në Gerovë të Kroacisë, ku asokohe ishin strehuar me qindra dhe mijëra ish të arratisur nga vendet diktatoriale komuniste, të cilët kishin mundur të strehoheshin përskohsisht këtu. 

Ai ende se kishte plotësuar dëshirën e tij. Edhe këtu Tonini me vëllain dhe motrat e tij, nuk ishte i kënaqur, sepse i dukej vetja sikur ishte në një burg kolektiv, ndonëse ishte më i lirë se në Shqipërinë komuniste të diktatorit Enver Hoxha. 

Tonini, bluante gjithnjë në kokë një plan të ri arratisjeje, për tu larguar drejt vendeve Perendimore.

Dhe dita e shumëpritur erdhi edhe për familjen Mirakaj nga Puka e Shqipërisë. Me një valixhe të thjeshtë emigrant, ai mbërriti me avion në shtetin e madh metropolitan të New York-kut, i cili, shumë shpejt u bë Atdheu i tij i dytë. 

Ishte viti 1961, kur ai mbërriti në New York, së bashku me vëllanë dhe motrat e tij. Kjo familje e bashkuar, me tradita të hershme patriotike dhe antikomuniste, mori me vete në New York kujtime të hidhura të një jetë të vështirë, plot halle dhe dhimbje, në Shqipëri dhe vendlindjen e tij në Pukë. 

Për historinë tij plot tallaze dhe familjes Mirakaj, ka shkruar asokohe edhe shtypi amerikan në New York. 

Tashmë historinë e jetës së tij origjinale e kishin lexuar  me qindra dhe mijëra njujorkez dhe midis tyre edhe shqiptaro amerikanët, që kishin mbërritur shumë vite më parë në tokën e premtuar të SHBA….

Tonini me familje u vendos në një mjedis të ri shumëkombesh, kulturash, fesh, idesh, traditash, zakonesh etj. 

Ai u interesua të merrte kontakt me emigrant të hershëm shqiptaro amerikanë, që shumë dekada më parë kishin ardhur dhe ishin vendosur në shtete të ndryshme të SHBA-së. 

Pukjani i ri, për nga natyra është një njeri i qetë e i mirëkuptueshëm, atdhetar i mirë, korrekt, fjalëpak dhe punëshumë. Ai gjithnjë shpreh respekt dhe dashuri për njerëzit me të cilin bisedon dhe bëhet mik me ato. 

Sapo mbërriti në New York, dëshira e madhe e tij ishte të takohej dhe vendoste ura mniqësie me patriotët e vertetë shqiptarë, që kishin kontribuar prej shumë dekadash për çeshtjen komëbtare shqiptare. 

Tonini edhe sot, kur shfleton kujtimet e viteve të shkruar, risjell ne kujtese detaje të bukura plot kujtime e nostalgji, me nderim dhe respekt për shumë prej intelektualëve, njerëzve të thjeshtë atdhetarë, që u dhimbsej Shqipëria tashmë e plandosur nën kthetrat e egra të komunizmit të zi. 

Si atdhetar i mirë plot ndjenja patriotike, ai ndjente keqardhje për Kosovën martire, që po vuante nga makina ushtarake serbe, për lirinë dhe të drejtat e njeriut në vendlindje, për qindra dhe mijëra të burgosur politikë pa dallim feje, krahine dhe ideje.

Tonini, afrohet dhe aderon në disa organziata patriotike atdhetare shqiptare, duke qenë një aktivist i palodhur i tyre. Ai bashkëpunon ngushtë pas vitevë 1960 me themeluesin dhe drejtuesin e kishës së parë katolike shqiptare në SHBA dhe veçannërisht në Bronx, New York, mons. dr. Zef Oroshin (1912-1989), duke qenë antar aktiv i Lidhjes Kaotholike Shqiptare, antar i stafit të redaksisë së revistës Jeta Katholike Shqiptare (sot Jeta Katolike) etj. 

Tonini, falë kontributit të tij të madh, bëhet një ndër kryetarët e parë të këshillit të kishës katolike shqiptare “Zoja e Kshillit t’Mirë” e cila më vonë ndërtohet si kishë e re me emrin Zoja e Shkodrës, që ndodhet sot në Hartsdale New York. 

Gjurmët e aktivitetit të madh të Toninit, ndihen dhe shihen kudo ku ai punoi dhe veproi në bashkëpunim me bashkatdhetare të tjerë të komunitetit tone, qofshin këto intelektualë të shquar ashtu dhe me njërëz të thjeshtë, të cilët me gjithë zemër e donin vendlindjen të lirë dhe përparimtare, përkrah familjes së vendeve të zhvilluara të Europës Perëndimore dhe sipas modelit të kampiones së demokracisë botërore SHBA-së.

Midis miqëve të tij të dashur për shumë dekada, Tonin përmend Hirësinë e tij imzot Peshkop Fan Stilian Nolin, mons. dr. Zef Oroshin, Shkëlqësisnë e Tij imzot Rrok Mirditën, dom Pjetër Popaj, prof. At Andrea Nargaj O.F.M., Miko Kokalarin, Anthony Athanas, At Arthur Leonil, Barny Kirka, Kristo Thanas, Mark K. Shkreli, dr. Selaudin Velaj, Nexhmie Zajmi, Ramiz Dani, prof. Gjeto Sinishten, Kristo Kirka, Rasim Sina, Edward Licho, prof. Rexhep Krasniqin, prof. Nexhat Peshkëpia, ing. Vasil Germenjin, prof. Arshi Pipën, prof. Sami Repishtin, Agim Karagjozin, Xhevat Kallajxhi, Harry Stoja, Ahmet Dervishi, dr. Andrea Elia, Nik Kreshpani, dr. Gjon Bucaj, Anton Cefa, Dalip Greca, Esat Bilali, Gjek Gjonlekaj, Fran Shala, Hamdi Oruchi, etj.

Nëse shikon me kujdes mediat e hershme këtu dhe historinë e organzatave të vjetra me traditë të pasur atdhetare shqiptare në SHBA dhe kontributin e bashkatdhetarëve tanë për shumë dekada, shikon se emri Tonin Mirakaj, është një ndër më të lakuarit për të mirë, duke spikaturit deri në ditët tona si vatrist veteran.

Ai qysh në moshë të re, me të mbërritur si emigrant politik në SHBA, bëhet antar dhe aktivist i zjarrtë e i rregullt i Federatës Panshqiptare Vatra (1912) dhe bashkëpunon ngushtë me gazetën apo sikurse njihet organin i saj Dielli (1909) etj.

Tonin Mirakaj një ndër nismëtarët e Simpoziumit kushtuar imzot Pjetër Bogdani në New York

Para disa vitëve, nën kujdesin e drejtpërdrejtë të aktivistit të komunitetit tonë Tonin Mirakaj u botua në New York libri shkencor: “Imzot Pjetër Bogdani në New York”.

Pershkrimi historik mbi Seminarin kushtuar imzot Pjetër Bogdanit dhe redaktimi i librit është realizuar nga studiuesi dhe publicisti Klajd Kapinova. 

Libri në fjalë u botua me kontributin financiar të ish kryetarit të këshillit të kishës aktivistit dhe veteranit të komunitetit tonë vatristit Tonin Mirakaj.

Duke shfletuar librin, mësojmë se 30 vjet më parë në Campus Center të Fordham University Bronx, NY (më 7 tetor 1989), në kujdesin e kishës katolike “Zoja e Këshillit të Mirë” (sot Zoja e Shkodres) në New York, u mbajt seminari shkencor, në përkujtim të të vdekjes së kryeipeshkvit imzot Pjetër Bogdanit. 

Kumtues ishin: Atë Danjel Gjeçaj O.F.M. nga Roma (Itali) prof. dr. Martin Camaj Mynihu (Gjermani), prof. Arshi Pipa (ShBA) dhe dy albanologë të shquar prof. dr. Ibrahim Rugova dhe prof. dr. Engjëll Sedaj.

Gjatë ditës së semnarit historik e kulturor, hapja e aktivitetit u drejtua nga aktivisti Tonin Mirakaj, i cili asokohe ishte kryetar i këshillit të kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” në NY.

Ideja për të përkujtuar dhe nderuar personalitetin e madh të shek. XVII, imzot Pjetër Bogdanin dhe veprën e tij, u paraqit në fillim, në mbledhjen, që mbajti këshillit i kishës katolike “Zoja e Këshillit të Mirë” në Bronx, NY (1988), nga Gjek Gjonlekaj, activist dhe ish gazetar i Radios “Zërit të Amerikës”, administratori i kishës dom Rrok Mirdita dhe krejt këshilli i kishës, përmes kryetarit të saj Tonin Mirakaj e miratoi njëzëri idenë e mirëseardhur. 

Me 12 shkurt 1989, këshilli i kishës, zgjodhi komisionin përgatitës të seminarit, të përbërë prej zotërinjve: Tonin Mirakaj kryetar dhe antarët e nderuar: Gjek Gjonlekaj, Preç Koçaj, Ndoc Shkreli, Pretash Curanaj, Gjelosh Rukaj, Aleks Mirdita, Simon Simolacaj, Fran Shala. 

Grupi përgatitor, u kryesua nga aktivisti Tonin Mirakaj, kishte menduar se nëse ishte e pamundur ardhja e studiuesve nga Kosova, për arsye objektive, të situatës së ndezur politike në ato vite në krahinën autonome, u mendua, që të ftohen imzot Nikë Prela ipeshkëv i Kosovës dhe imzot Pjetër Perkoliq arqipeshkëv i Tivarit dhe Primat i Serbisë.

Tonini, pa vonesë, u angazhua drejtpërdrejtë me formalitetet e tjera të rëndsishme, duke u dërguar menjeherë ftesat zyrtare personave të lartpërmendur, në emër të këshillit të kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” New York.

Për rastin e dr. Ibrahim Rugovës, kryetari Mirakaj, kujton: “Ai e kishte marrë ftesën dhe ishte përgjigj pozitivisht, por se përgjigja e tij me shkrim kishte “humbur” në “postën” ish – Jugosllave askohe.”

Aktivisti Mirakaj, mbasi e falënderoj për bisedën e ngrohtë që po zhvillonin, e vuri në dijeni, se garancitë dhe biletat e udhëtimit Jugosllavi – New York dhe kthimi me linjën ajrore “JAT”, ua kishte dërguar dy ditë më parë me postë, në adresën e Institutit Albanologjik të Prishtinës, pranë Universitetit të kryeqytetit.

Komisioni nën drejtimin e z. Mirakaj, bie në kontakt me menaxheret dhe stafin e Fordham University në Bronx, New York. Qëllimi kryesor i tyre ishte sigurimi i një salle komode me kapacitet të madh vendesh, podiumi dhe elementët e tjerë të fonisë. 

Suksesi më i madh sa pritej asokohe, ishte ruajtur në ditën e seminarit, ku u tubuan mijëra shqiptarë nga disa shtete të Amerikës. Media i bëri jehonë, duke e pasqyruar nëpër faqet e gazetave dhe revistave që botoheshin në Amerikë, ndërsa në Shqipëri nuk u shkrua asnjë fjalë… 

Mirakaj një ndër themeluesit e Grupit Kulturor Rozafat

Aktivisti i palodhur i komunitetit tonë Tonin Mirakaj, qysh në fillim ishte një përkrahës në krijimin e grupit artistiko  kulturor “Rozafat”, pranë Qendrës Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë” në New York

41 vjet më parë, u bë i krijimi i grupit të parë artistik “Rozafati”, në Qendrën Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë”, në vitin 1978, në New York. 

Historikisht, institucionet e hershme të artit dhe kulturës në Shqipëri e kanë pasur zanafillën e tyre nga kisha katolike, gjë që dëshmohet nga burimet e shumta historike ndër shekuj. 

Tradicionalisht, në New York rol të rëndësishëm kanë luajtur klerikët: Mons. dr. Zef Oroshi (1912-1989), imzot Rrok Mirdita, dom Pjetër Popaj, aktivisti dhe kryetari i këshillit të kishës veteran i komunitetit dhe kishës tonë Tonin Mirakaj, aktivisti i palodhur dhe njëkohsisht kryeredaktor i revistës kulturore fetare “Jeta Katolike” (1966)  Mark K. Shkreli, i cili shumë herë ishte dhe vazhdon të jetë kryetar i organizimit të Festivaleve Folkoristike në New York etj.

Viti 1986 shënon dhe një ngjarje me shumë rëndësi në veprimtarinë e grupit “Rozafati”, me pjesëmarrjes kulturore në “Statue of Liberty Centenial” Harbor Festival, mbajtur në New York City nga 4-6 korrik 1986, duke ngritur lart flamurin shqiptar, por pa yllin komunist rus. Si gjithmonë në këto aktivitete kulturore dhe patriotike të komuniteti tonë ishte edhe atdhetari i palodhur Tonin Mirakaj. 

Në këtë festival të famshëm, morën pjesë më se 100 grupe nga shtete të ndryshme, ku në mes të tyre shquhej edhe grupi shqiptaro amerikanë kuptimplotë “Rozofati”.

Ish i arratisuri nga Shqipëria komuniste ateiste, aktivisti i palodhur i kishës katolike në New York Tonin Mirakaj, në një intervistë dhënë revistës kulturore Jeta Katolike, që botohet në NY, kujton: “Të inkurajuar nga Mons. Zef Oroshi, Imzot Rrok Mirdita, Fran Shala me Loro Lulaj, Martin Gjelaj, Miliana Mirakaj, Martin Merturi dhe të tjerë, u formua grupi muzikor “Rozafati”, që këtë vit mbushi 41 vjet. Rozofati, aktivitetin si grup muzikor e filloj sëpari ndër darka të kishës, mandej në kremtime të 28 Nëntorit dhe në ndonjë dasëm, dhe raste të tjera gezimi në komunitetin tonë. Frani dhe Miliana, filluan të këndojnë rregullisht hymnet kombëtare të Amerikës dhe Shqipërisë, si edhe hymnin e Fishtës Por si Fleta e Ejllit t’Zotit. Tashmë nuk kishim më nevoj për “tape recorder“.

Nga burimet historike, pranë kishës katolike Zoja e Shkodrës, kam mësuar se më 8 maj 1976, komuniteti shqiptaro amerikanë mori pjesë në Festivalin e Arteve Ballkanike, mbajtur në DeWitt Clinton High School, në Bronx, organizuar nga Ballkan Arts Center, me pjesëmarrje të tre komunitetëve ethnikë: shqiptar, grek dhe jugosllav asokohe. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Tonin Mirakaj. 

Shqiptarët, ishin mjaft të sukseseshëm. Në atë kohë nuk ishte krijuar grupi artistik Rozafati. Mbas 10 vjetëve eksperiencë vallëtarët, intrumentistët dhe këngëtarët ishin të gatshëm të përfaqsonin komunitetin shqiptar në aktivitetet përkrah kombeve të tjera në Amerikë. 

Viti 1986, shënon një ngjarje me shumë rëndësi në veprimtarinë e antarëve të grupit kulturëdashës Rozafati. Kjo ishte pjesëmarrja në Statue of Liberty Centenial Harbor Festival, mbajtur në New York City nga 4-6 Korrik 1986. 

Në këtë festival të famshëm, morën pjesë mbi 100 grupe nga shtete të ndryshme të botës, në mes të tyre edhe grupi shqiptar.

Edhe në vijim, në vitet që do të vijnë, Rozafati, ka qenë grupi kryesor, që ka përfomuar në Festivalin e Parë, dhe në të gjitha festivalet që vijuan. 

Grupi Artistik Rozafati vijon edhe sot në viitn 2023 me sukses në aktivitetet kulturore dhe repertorin e pasur tradicional shqiptar, që interpreton para publikut bashkatdhetarë shqiptaro amerikanë dhe komunitetet e tjera të shumta në SHBA dhe New York.