Albana Vokshi shpallet e pafajshme lidhur me padinë e sipërmarrëses Vilma Nushi

Tiranë, 21 korrik 2025 – Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) e shpalli tw pafajshme deputeten demokrate Albana Vokshi lidhur me padinë e ngritur kundër saj nga sipërmarrësja Vilma Nushi dhe shoqëria “3P LIFE LOGISTIC”.

Në vendimin e publikuar nga GJKKO thuhet se gjykata vlerësoi se deklaratat e deputetes Vokshi nuk përbëjnë vepër penale

Sipërmarrësja Vilma Nushi dhe shoqëria “3P LIFE LOGISTIC” e kanë paditur Vokshin pwr shpifje, pas deklaratave publike të deputetes për koncesionet në shëndetësi dhe pwr aferën e “check-up”-it.

Vendimi i GJKKO:

NJOFTIM PËR MEDIAT

  1. Viktimat akuzuese Vilma Nushi dhe shoqëria “3P LIFE LOGISTIC”, me administrator shtetasin Altin FANI me datë 16.01.2025 kanë paraqitur pranë Gjykatës kërkesën për gjykimin e ҫështjes penale me të akuzuar shtetasen Albana Vokshi, e

akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpifja”, e kryer botërisht, parashikuara nga neni 120 i Kodit Penal.

  1. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, me vendimin Nr. 51, datë 21.07.2025 vendosi:
  2. Deklarimin e pafajshme të të akuzuarës Albana Vokshi, për kryerjen e veprës penale “Shpifja”, e kryer botërisht, e parashikuar nga neni 120 i Kodit Penal, në dëm të viktimave akuzuese Vilma Nushi dhe shoqëria “3P LIFE LOGISTIC”,

pasi fakti nuk përbën vepër penale.

  1. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen viktimave akuzuese, Vilma Nushi dhe shoqërisë “3P LIFE LOGISTIC”.
  2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

(r.m.)