Aleksei Navalny varroset në Moskë, me nderime të mijëra qytetarëve e nën vëzhgim të policisë

Moskë, 1 mars 2024 – Mijëra persona me lule në duar, të rrethuar nga forcat e sigurisë, ia kanë dhënë lamtumirën e fundit kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, i cili është varrosur të premten në varrezat Borisovskoye në Moskë, raportojnë agjencitë dhe mediet e huaja.

Në momentin e lëshimit në varr të arkivolit të tij është dëgjuar kënga e njohur e Frank Sinatrës “My Ëay”.

Para varrimit, në Kishën “Ikona e Nënës dhe Zotit”, është mbajtur një ceremoni përkujtimore, në të cilën kanë marrë pjesë edhe prindërit e tij, Anatoliy and Lyudmila.

Prindërit nuk kanë bërë ndonjë koment publik, ndërsa shumë pjesëmarrës në ceremoni u janë afruar për t’u shprehur ngushëllime. “Faleminderit për birin tuaj!”, kanë thënë disa prej tyre.

Jashtë kishës disa persona janë dëgjuar duke brohoritur: “Ekzekutues”, “Rusia do të jetë e lirë”, “Jo luftës”, etj. Disa rë tjerë, të shkrehur në vaj, janë zotuar: “Nuk do të të harrojmë”.

Ceremonia e varrimit është mbajtur në kishën e qarkut Marjino, ku, sipas ish-zëdhënëses së tij, Kira Yarmysh, ka jetuar një kohë Navalny.

Disa diplomatë të huaj, përfshirë ambasadorët e Shteteve të Bashkura, Gjermanisë dhe Francës, kanë shkuar në kishë për ta nderuar Navlanyn. Ata kanë qenë të veshur në të zeza, ndërsa në duar kanë pasur trëndafila.

Në rrugën pranë kishës ishin vendosur gardhe metalike, për të penguar afrimin e turmës me kortezhin.

Para kishës, qysh në mëngjes, ishin partuar të paktën 40 automjete të policisë nga të cilat vëzhgohej turma e pjesëmarrësve në ceremoninë e varrimit.

Autoritetet ruse kishin kërkuar që varrimi i Navalnyt të bëhej me ceremoni private, larg syrit të publikut.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kishte paralajmëruar se çdo organizim publik për Navalnyn do të konsiderohet si shkelje e ligjit, prandaj policia do të ndërhynte shpejt në rast se vlerësohet se tubimi publik përbën kërcënim për sigurinë publike. Ai ka thënë se Kremlini nuk e konsideron Navalnyn si politikan dhe se për familjen e Navalnyt nuk ka asgjë për të thënë.

Qindra rusë janë arrestuar vetëm sepse kanë vendosur lule dhe kanë ndezur qirinj për Navalnyn, në shumë qytete të Rusisë.

Alexei Navalny ka vdekur më 16 shkurt në burgun e qytetit Kharp në rajonin Yamalo-Nenets, rreth 1900 kilometra në verilindje të Moskës, ku po e vuante dënimin prej 19 vjetësh burgim.

Autoritet thanë se ai ka vdekur nga “shkaqe natyrore”, por shkaqet e vërteta të vdekjes mbeten të panjohura. Bashkëshortja e tij, Yulia, dhe opozitarët tjerë rusë jabë të bindur se Navalny është vrarë. Ata bëjnë përgjegjës Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për shkak se Navaly ishte opozitari kryesor rus.

Trupi i Navalnyt iu dorëzua nënës së tij, Lyudmila, më 24 shkurt, më shumë se një javë pas vdekjes.

This image has an empty alt attribute; its file name is Varrimi-i-Alexei-Navalnyt-Moske-1.jpg

This image has an empty alt attribute; its file name is Varrimi-i-Alexei-Navalnyt-Moske-5.jpg

This image has an empty alt attribute; its file name is Lyudmila-e-Anatoliy-Navalny-1.jpg

This image has an empty alt attribute; its file name is Diplomatet-e-huaj-ne-varrimin-e-Alexei-Navalnyt-Moske.jpg

This image has an empty alt attribute; its file name is Varrimi-i-Alexei-Navalnyt-Moske-3.jpg

This image has an empty alt attribute; its file name is Varrimi-i-Alexei-Navalnyt-Moske-4-640x400.jpg

(r.m.)