Londër, 28 janar 2026 – Deputetja britanike Alicia Kearns ka shprehur dëshirën t’i identifikojë katër ushtarë britanikë që gjatë luftës në Kosovë e kishin shpërtuar një vajzë shqiptare nga përdhunimi nga paramilitarët serbë dhe të njohë aktin e tyre heroik.
Zonja Kerns e ka bërë këtë duke shpërndarë në platformën X historinë e aktit heroik të ushtarëve britanikë nga shqiptarja Kaltrina Kamberi.
Ngjarja kishte ndodhur më 16 qershor 1999.
Gazeta britanike “Mirror” ia kishte kushtuar faqen e parë këtij akti të ushtarëve britanikë, duke I cilësuar si heronj. Gazeta i kishte publikuar edhe fotografitë e ushtarëve.
27 vjet më vonë, fotografia e katër ushtarëve britanikë u publikua në rrjetin social X, nga Kaltrina Kamberi dhe nga deputetja britanike Alicia Kearns.
Postimi i plotë:
Dua të tregoj historinë e katër heronjve britanikë.
Më 16 qershor 1999, në Kosovë, një familje shqiptare u rrëmbye nga paramilitarët serbë. Në mes të atij terrori, një krim i paimagjinueshëm ishte gati të ndodhte: sulmi seksual ndaj një vajze të re, në sy të familjes së saj.
Katër ushtarë britanikë morën informacionin dhe vendosën të vepronin. Ata e dinin rrezikun. Megjithatë vepruan, ndërhynë dhe e ndaluan krimin. Ata qëndruan para armëve për të mbrojtur jetët e familjes që nuk kishte askënd tjetër për t’i mbrojtur. Vajza u shpëtua. Familja i shpëtoi vdekjes.
Për mua, këta janë heronj të Kosovës. Jo sepse kërkuan njohje, por sepse zgjodhën të mos e kthenin shpinën.
Do të doja shumë të dija emrat e tyre. Do të doja që trimëria e tyre të nderohej dhe të dekorohej, sepse një guxim i tillë nuk duhet të mbetet kurrë anonim.
Kjo ndodhi pasi forcat e KFOR-it kishin hyrë në Kosovë. E megjithatë, gjatë luftës, besohet se rreth 20,000 gra dhe burra iu nënshtruan dhunës seksuale.
Këta katër ushtarë nuk e ndaluan luftën. Por, ata e parandaluan një krim. Dhe e shpëtuan një jetë. Përgjithmonë mirënjohës 🇬🇧🇽🇰
(r.m.)