Amb.Kim: SHBA mbështet Shqipërinë për mbrojtjen e popullit dhe territorit të saj

Ambasadorja amerikane Juri Kim tha se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin Shqipërinë për mbrojtjen e popullit dhe territorit të saj.

Zonja Kim tha se bisedoi me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi për bashkëpunimin e SHBA-së me Shqipërinë.

Ambasadorja theksoi se “SHBA do mbështesin gjithnjë me forcë përpjekjet e Shqipërisë për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj, dhe për të kontribuar në qëllimin e NATO-s për të garantuar lirinë dhe sigurinë e të gjithë aleatëve”.

Diskutimet me zotin Peleshi siç njoftoi ambasadorja Kim, u përqendruan gjithashtu mbi forcimin e mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë.

“Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes në Ministerialin e NATO-s në tetor, e kanë bërë të qartë që ne i dënojmë sulmet kibernetike të ndërmarra nga Irani ndaj aleates sonë të NATO-s”-shkruan zonja Kim.

Knid Ndrenika