Ambasada britanike: 12 qershorI 1999, ditë emocionale për shumë ushtarë britanikë

Prishtinë, 12 qershor 2023 – Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë i ka uruar qytetarët me rastin e 24 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Ambasada e ka cilësuar 12 qershorin e vitit 1999 si ditë emocionale për shumë ushtarë britanikë të cilët nuk do ta harrojnë kurrë pritjen që iu bë nga qytetarët e Kosovës.

“Sot shënojmë përvjetorin e hyrjes së trupave të para britanike në Kosovë si pjesë e KFOR-it, më 12 qershor 1999. Kjo është një ditë emocionale për shumë kolegë tanë të Ushtrisë Britanike, të cilët nuk do ta harrojnë kurrë atë ditë dhe pritjen që iu bë atyre.

Ky është gjithashtu një moment për të reflektuar se sa shpejt është zhvilluar Kosova dhe partneriteti ynë me ju 24 vjet prej atëherë”, thuhet në urimin e ambasadës britanike.

Urimi shoqërohet me foto të hyrjes dhe takimeve të forcave britanike me qytetarë të Kosovës, nga Muzeu Ushtarak Britanik. 

This image has an empty alt attribute; its file name is Urimi-i-ambasades-britanike-per-Diten-e-Lirise-se-Kosoves-496x400.jpg

(r.m.)