Prishtinë, 12 qershor 2025 – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë e ka cilësuar si “pikë kthese” në Kosovë hyrjen e forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, më 12 qershor 1999.
Në një deklaratë me rastin e 26 vjetorit të hyrjes së forcave ë NATO-s në Kosovë, Ambasada amerikane theksoi se forcat e NATO-s sollën në Kosovë shpresë, siguri dhe një rrugë drejt paqes. Ajo e vlerëson qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe shpreh përkushtimit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndërtuar një të ardhme në paqe, siguri dhe prosperitet”.
“Sot shënohen 26 vjet që kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke sjellë shpresë, siguri dhe një rrugë drejt paqes. 12 qershori 1999 ishte një pikë kthese që ua mundësoi familjeve të zhvendosura që të ktheheshin dhe komuniteteve që të nisin rindërtimin. Në këtë përvjetor, ne nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe angazhimin tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme të bazuar në paqe, siguri dhe prosperitet”, shkruan Ambasada e SHBA-së në Kosovë.
Dita e hyrjes së forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, 12 qershori, është shpallur Ditë e Çlirimit të Kosovës.
(r.m.)