Prishtinë, 12 qershor 2026 – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë e ka përkujtuar 27-vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.
Në një postim në Facebook, aji ka thënë se hyrja e forcave të NATO-s shënoi hapjen e rrugës për paqe e stabilitet në Kosovë.
Ambasada amerikane e ka vlerësuar qëndrueshmërinë e qytetarëve të Kosovës dhe e ka riafirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për për paqe, stabilitet dhe prosperitet në Kosovë.
“27 vjet më parë, forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke ndihmuar në hapjen e rrugës për paqe dhe stabilitet. Ne nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe riafirmojmë angazhimin tonë të përbashkët për paqe, stabilitet dhe prosperitet”, thuhet në shënimin e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.
Shënimi shoqërohet me fotografi të vendosjes në Kosovë të forcave amerikane dhe të pritjes së ngrohtë që iu bë ushtarakëve amerikanë nga qytetarët e Kosovës, me diçiturën “Udhëtimi i Kosovës drejt lirisë”.


27 vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë e kanë shënuar edhe misionet diplomatike të vendeve tjera të NATO-s.
Sot 27 vjet, pjesëtarët e forcave të NATO-s u pritën nga qytetarët e Kosovës me brohoritje, lule e përqafime. Disa nga ushtarakët që kanë qenë pjesë e kontigjenteve të para të paqeruajtësve të NATO-s, në kujtimet e tyre, të publikuara në libra, medie apo në rrjetet sociale, e kanë vlerësuar mirënjohjen e thellë të qytetarëve të Kosovës. Ata janë shprehur krenarë që kanë pasur rastin të mbrojnë qytetarët e Kosovës nga forcat ushtarake e policore, si edhe nga njësitë e paramiltarëve serbë.
(r.m.)