Ambasada e SHBA-së në Tiranë udhëzon qytetarët amerikanë: Informohuni dhe qëndron të sigurt

Tiranë, 8 mars 2026 – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë në Shqipëri që të jenë të kujdesshëm, të iinformuar dhe të sigurt.

Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale,  ambasada këshillon qytetarët amerikanë që të regjistrohen në programin Smart Traveler Enrollment Program (STEP), përmes faqes zyrtare step.state.gov, në mënyrë që të marrin përditësime dhe njoftime sigurie direkt nga Ambasada e Shteteve të Bashkluara të Amerikës.

“Qëndroni të informuar. Qëndroni të lidhur. Qëndroni të sigurt.

Shtetasit amerikanë duhet të regjistrohen në Smart Traveler Enrollment Program në step.state.gov për të marrë përditësime dhe njoftime sigurie direkt nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në udhëzimin e ambasadës.

May be an image of text that says "STAY INFORMED. STAY CONNECTED. STAY SAFE. U.S. ABROAD CITIZENS TRAVELING OR LIVING SHOULD SIGN UP AT STEP.STATE.GOV STEP. To RECEIVE ALERTS FROM THE U.S. EMBASSY STEP SMART TRAVELER ENROLLMENT PROGRAM A SERVICE OF THE U.S. DEPARTMENT OF STATE"

Ky udhëzim i ambasadës amerikane vjen në jehun e sulmeve të Iranit ndaj objektivave në vendet aleate të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Lindjen e Mesme, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj objektivave ushtarake e strategjike të Iranit.

(r.m.)