Prishtinë, 12 tetor 2026 – E Ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Wylita Bell, u takua me Presidenten e Kosovës, Justina Shiroka Pula.
Në një deklaratë të publikuar pas takimit, Ambasada shprehu gatishmërinë të bashkëpunojë me presidenten e sapozgjedhur të Kosovës.
“Ambasada amerikane pret me kënaqësi të bashkëpunojë me Justina Shiroka Pulën, presidenten e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës”, thuhet në deklaratë të Ambasadës të publikuar në rrjetet sociale.
Ambasada shprehu përkushtimin e saj për avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin.
“Ambasa e SHBA-së mbetet e përkushtuar të bashkëpunojë me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë”, thuhet në deklaratë.
Zgjedhja e Justina Shiroka Pulës në pozitën e Presidentes së Kosovës i dha fund ngërçit politik që e kishte shkaktuar bllokadën e disa proceseve politike që u reflektuan jo vetëm në planin e brendshëm, por edhe në marrëdhëniet me aleatët e parnerët ndëkombëtarë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur shqetësimin për bllokimin e proceseve të rëndësishme për vendin dhe u kanë bërë thirrje subjekteve politike t’i tejkalojnë dallimet dhe të bashkëpunojnë në interes të stabilitetit, zhvillimit dhe prosperitetit.
(r.m.)