Ambasada e SHBA-së ua uron shqiptarëve Vitin e Ri: Partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve e vlerave të përbashkëta!

Tiranë, 31 dhjetor 2025 – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ua ka përcjellë shqiptarëve urimet për Vitin e Ri. Në urim ka theksuar forcimin e vazhdueshëm të partneritetit mes dy vendeve, bazuar në qëllime dhe vlera të përbashkëta.

Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Ambasada thekson se fundi i vitit shërben si një moment reflektimi mbi arritjet e përbashkëta dhe njëkohësisht si një periudhë entuziazmi për zhvillimet që priten gjatë vitit 2026.

“Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026!

Nga vizita historike e USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta.

Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë!”, thuhet në mesazhin e urimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkyuara të Amerikës në Shqipëri.

(r.m.)

Comment

*