Ambasadorët e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor do të diskutojnë me drejtuesit e DASH-it për prioritetet në rajon

Tiranë, 24 qershor 2022 – Ambasadorët e SHBA në vendet e Ballkanit do të takohen gjatë kësaj jave me drejtuesit e Departamentit Amerikan të Shtetit, ka bërë të ditur ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.

Në një postim në Twitter, ambasadorja Kim ka treguar se në takim do të diskutohet në lidhje me prioritetet në Ballkanin Perëndimor dhe bashkëpunim rajonal.

“Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci do të takohen këtë javë me drejtuesit e Departamentit të Shtetit, për të diskutuar për prioritetet në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për bashkëpunimin dhe integrimin rajonal – më me rëndësi se kurrë”, ka shkruat ambasadorja Kim.

(r.m.)