Mbyllen zyrtarisht veprimtaritë e këtij viti të mbajtura nën dritën e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës
Ambasadori Blerim Reka ka shtruar mbrëmë, në 19 dhjetor, pritjen e fundvitit për korin diplomatik në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York.
Me këtë pritje të organizuar bukur, u shënua përmbyllja manifestimeve të vitit që shënuan 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
“Uruam për një vit të ri të mbarë, me përfaqësuesit diplomatik në OKB të: SHBA, Kanadasë, Finlandës, Polonisë, Kroacisë, Mauritanisë, Zvicrës, Japonisë, Sllovenisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Perusë, Italisë, Maltës, Malit të Zi, përfaqësuesin e Organizatës së Konferencës Islamike, këshilltar të Këshillit të Nju Jorkut, etj”, shkroi në shënimin e tij përkatës në rrjetet sociale Ambasadori Reka.
Në këtë pritje, në kuadër të diplomacisë ekonomike, Konsullata promovoi prodhuesin kosovar të verërave, “Stone Castle”. (Illyria)