Ambasadorja Kim, pak para protestës: Të zbatohet ligji, tubimi të jetë paqësor!

Tiranë, 7 korrik 2022 – Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar pak para nisjes së protestës së opozitës.

Ambasadorja Kim ka thënë se është e drejtë e qytetarëve të protestojnë, por ka bërë thirrje që të  zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore.

“Është e drejta e të gjithë qytetarëve që të protestojnë, me rëndësi është të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore”, ka thënë ambasadorja Kim, në një vepromtari në Dhomën Amerikane të Tregtisë në Tiranë.

(r.m.)