ANEB nuk ka vërejtur ndonjë dëm në objektet bërthamore në Iran

Vjenë, 19 prill 2024 – Izraeli ka kryer një sulm ndaj Iranit, raportuan mediat amerikane, duke iu referuar  zyrtarëve qeveritarë amerikanë.

Një video e publikuar nga CNN dhe video të publikuara në rrjetet sociale shihen shpërthime të mëdha, të cilat, sipas raportimeve, kanë ndodhur afër Isfahanit.

Agjencia shtetërore e lajmeve iraiane, IRNA, tha se sistemet e mbrojtjes ajrore qëlluan në një bazë të madhe ajrore në Isfahan, që është shtëpi e flotës së vjetër të F-14 Tomacts, të prodhimit amerikan.

Në Isfahan gjenden disa objekte të programit bërthamor të Iranit, përfshirë uzinën nëntokësore për pasurimin e uraniumit në Natanz.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) tha se nuk ka vërejtur ndonjë dëm në ndërtesat bërthamore në Iran. Më herët gjatë kësaj jave, paralajmwrohej se objektet bërthamore mund të ishin cak i mundshëm i sulmeve eventuale tw Izraelit brenda Iranit.

“ANEB-i mund të konfirmojë se nuk ka dëme në ndërtesat bërthamore të Iranit”, tha kjo agjenci vëzhguese e Kombeve të Bashkuara, përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

“Drejtori i përgjithshëm, Rafael Grossi, vazhdon të bëjë thirrje për vetëpërmbajtje ekstreme nga të gjithë dhe përsërit se ndërtesat bërthamore asnjëherë nuk duhet të jenë cak i konflikteve ushtarake. ANEB-i po monitoron nga afër situatën”, thuhet në njoftim.

Liderë nga mbarë bota kanë frikësohen nga një përshkallëzim i madh luftarak në Lindjen e Mesme. Ata i kanë bërë thirrje Izraelit të vetëpërmbahet nga veprimet që mund të rrezikojnë një konflikt përmasash të gjera.

(r.m.)

Comment

*