Araghchi thotë se kapaciteti ushtarak i Iranit “mbetet i paprekur”

Teheran, 1 mars 2026 – Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka derklaruar se kapaciteti ushtarak i Iranit “mbetet i paprekur” nga sulmet raketore të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Araghchi ka thënë se Irani i ka humbur disa komandantë, por se në kapacitetin e tij ushtarak “nuk ka ndryshuar asgjë”.

“Kjo është pikërisht ajo që ndodhi edhe herën e kaluar”, ka thënë ai për ABC News, duke iu referuar sulmeve izraelite dhe amerikane të qershorit të vitit të kaluar.

“Ata vranë disa nga komandantët tanë më të lartë, por ata u zëvendësuan shumë shpejt dhe brenda më pak se 12 orësh ishim në gjendje të nisninim hakmarrjen”, ka thënë Araghchi.

“Këtë herë ishte edhe më shpejt”, ka shtuar ai.

Irani ka konfirmuar se në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit të shtunën janë vrarë disa figura të larta pushtetit dhe të mbrojtjes e sigurisë, përfshirë liderin suprem Ali Khamenei, ish-presidentin e Iranit Mahmoud Ahmadinejad, komandantin e forcave tokësore të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, gjeneralin Mohammad Pakpour dhe këshilltarin e lartë për siguri, Ali Shamkhani.

Ndërkaq, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të dielën se gjatë sulmeve të përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit janë vrarë 48 udhëheqës të Republikës Islamike.

“Nuk mund ta besojë askush suksesin që kemi pasur. 48 udhëheqës u vranë me një goditje dhe gjërat po lëvizin shumë shpejt”, tha Trump për Fox Neës.

Në një intervistë tjetër për CNBC, Trump tha se operacioni amerikan në Iran po shkon “shumë mirë” dhe “përpara afatit të planifikuar”.

“Gjithçka po shkon përpara afatit”, tha presidenti amerikan.

(r.m.)

Comment

*