Arben Ahmetajt i ndërpritet mandati i deputetit

Tiranë, 10 janar 2024 – Kuvendi e Shqipërisë e ka njoftuar të mërkurën Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se Arben Ahmetajt i është ndërprerë mandati i deputetit të Partisë Socialiste.

Kuvendi ka njoftuar për mbarimin përpara afatit kushtetues të mandatit të Ahmetajt, “për shkak të mungesës së tij pa arsye për mbi 6 muaj rresht në Kuvend”.

“Kjo për arsye se seanca e fundit plenare ku deputeti Arben Ahmetaj ka marrë pjesë është data 6 korrik 2023”, thuhet në shkresën e Kuvendit për KQZ-në.

Ahmetaj, i cili ka një karrierë të gjatë në Partinë Socialiste. Nga viti 2013 deri nëvitin 2022 ai ka qenë ministër në qeveritë e drejtuara nga Edi Rama. Në mandatin aktual të qeverisë “Rama” , ai ka qenë ministër i Financave e Rindërtimit dhe zëvendëskryeministër.

Ahmetaj u përfshi në hetimet për 3 kontrata qindra-milionë euroshe për ndërtimin e inceneratorëve, hetime që kanë çuar në arestimin e disa zyrtarëve të tjerë të lartë, qërfshirë një ish-ministër dhe një ish-deputet të Partisë Socialeste.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit për Ahmetajn, më qëllim që t’i hapej rrugë arrestimit të tij dhe Kuvendi e ka miratuar këtë kërkesë, por Ahmetaj është arratiusur nga Shpipëria për t’iu shmangur përballjes me drejtësinë.

Ai ka pasur një karrierë të gjatë politike me PS-në dhe ka shërbyer si

Hetimi i prokurorisë kundër ish-numrit dy të qeverisë “Rama” zbuloi prona dhe investime të padeklaruara të tij gjatë dy dekadave si dhe pagesa të tërthorta të pranuara nga biznesmenët e inceneratorëve, me vlerë 491 mijë euro, si edhe një vilë në Hamallaj.

Pas njoftimit për vakancën, KQZ pritet të marrë vendim për zëvendësimin e Ahmetajt nga lista shumëemërore e Partisë Socialiste.

(r.m.)