Prishtinë, 6 gusht 2026 – Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Kuvendin e Kosovës, Arben Gashi, u ka bërë thirrje subjekteve politike që të shmangin futjen e Kosovës në vakum institucional.
Gashi, në një postim në Facebook, pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit, ka shkruar se procesi i konstituimit të Kuvendit nuk ka përse lidhet me përpjekjet për arritjen e marrëveshjes politike për formimin e qeverisë dhe për çështjen e presidentit të ri të vendit.
Ai ka thënë se bisedimet për qeverinë dhe presidentin mund të vazhdojnë pas konstituimit të Kuvendit, brenda afatit kushtetues.
“Rruga është e qartë: ta zgjedhim Kryetarin e Kuvendit dhe ta konstituojmë institucionin më të lartë përfaqësues të vendit. Më pas, bisedimet politike le të vazhdojnë, ashtu siç e parasheh Kushtetuta – me afatet për formimin e Qeverisë dhe, në kohën e duhur, për zgjedhjen e Presidentit”, ka shkruar Gashi.
“Sot kërkohet përgjegjësi, maturi dhe vendimmarrje. Kosova nuk ka nevojë për kriza të reja, por për institucione funksionale dhe lidership që e vendos interesin e Republikës mbi çdo interes tjetër”, ka theksuar ai.
Gashi ka paralajmëruar se afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit po skadon. Ai ia ka bashkangjitur postimit faksimilin e faqes 45 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke ntgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke nënvizuar pikën 189 të aktgjykimit, ku thuhet se konstituimi i Kuvendit duhet të bëhet “brenda tridhjetë (30) ditëve nga data e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjëedhjeve,
Postimi i plotë i Gashit:
Kanë mbetur vetëm disa orë deri në përfundimin e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Republikës. Kosova nuk duhet të hyjë në vakum institucional, e aq më pak të krijojë precedent që afatet kushtetuese mund të shtyhen pa fund.
Rruga është e qartë: ta zgjedhim Kryetarin e Kuvendit dhe ta konstituojmë institucionin më të lartë përfaqësues të vendit. Më pas, bisedimet politike le të vazhdojnë, ashtu siç e parasheh Kushtetuta – me afatet për formimin e Qeverisë dhe, në kohën e duhur, për zgjedhjen e Presidentit.
Shteti nuk ndërtohet duke zvarritur vendimet, por duke respektuar Kushtetutën. Sot kërkohet përgjegjësi, maturi dhe vendimmarrje. Kosova nuk ka nevojë për kriza të reja, por për institucione funksionale dhe lidership që e vendos interesin e Republikës mbi çdo interes tjetër.

(r.m.)