Arrestohen dy të dyshuar për mashtrim komjuterik, sekuestrohen mbi 48 mijë euro dhe 10 vetura me vlerë mbi 1 milion euro

Prishtinë, 3 maj 2026 – Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi të dielën se dy persona të dyshuar për veprën penale mashtrim kompjuterik janë arrestuar të shtunën gjatë një operacioni të zhvilluar të shtunën, në fshatin Samadraxhë të komunës së Suharekës dhe në Prishtinë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, njofton opinionin publik se me datë 02.05.2026 është realizuar bastisje në pesë (5) lokacione të ndryshme, në kuadër të hetimeve lidhur me dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘’Mashtrimi kompjuterik’’, sipas nenit 277/K, sipas të Ligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës. Bastisjet janë zhvilluar në dy lokacione në fshatin Samadraxhë, Komuna e Suharekës, si dhe në tri (3) lokacione në qytetin e Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Prokuroria bëri të ditur se gjatë bastisjes në lokacionet e përmendura janë seakustruar mbi 48 mijë euro para të gatshme, 10 vetura luksoze me vlerë mbi 1 milion euro dhe pajisje elektronike të cilat dyshohet të jenë përdorut përf kryerjen e veprës penale.

“Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 48.350 euro para të gatshme, dhjetë (10) vetura me vlerë të përgjithshme rreth një (1) million euro, si dhe pajisje elektronike, që pritet të shërbejnë si prova materiale në këtë procedurë penale”, thuhet në njoftim.

Prokuroria tha se dy të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë dhe se nga gjykata do të kërkojë që atyre t’u caktohet masa e paraburgimit.

“Në kuadër të veprimeve hetimore të ndërmarra në këtë çështje, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë arrestuar dy (2) persona dhe të njëjtit janë ndaluar për 48 orë, pasi që dyshohen pë kryerjen e veprës penale ‘’Mashtrimi kompjuterik’’, sipas nenit 277/K, të Ligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i çështjes, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

(r.m.)

Comment

*