Arrestohen në Mal të Zi dy shtetas të Kosovës të dyshuar për krime lufte

Podgoricë, 4 tetor 2023 – Në Mal të Zi janë arrestuar dy shtetas të Kosovës të dyshuar për krime lufte.

Policia e Malit të Zi njoftoi se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, më 1 tetor, është arrestuar Z.V., shtetas i Kosovës, i kërkuar për krime lufte. Kurse më 4 tetor është arrestuar edhe I.B., i dyshuar për të njëjtën vepër.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ndaj të arrestuarve ka nisur procesi e ekstradimit në Kosovë, sipas procedurave ligjore.

“Policia e Kosovës përmes ILECU-t, vazhdon në avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve të tjera, dhe me organizatat ndërkombëtare policore e të sigurisë, me qëllim të arrestimit të personave të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar, ekstradimit apo sjelljes së tyre para organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftim.

(r.m.)