Prishtinë, 16 gusht 2026 – Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale se në Zveçan është arrestuar një person me inicialet I.M., i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës gjatë tensioneve të muajit maj të vitit 2023.
“I.M. është arrestuar në Zveçan, pas ndërmarrjes së shumë veprimeve hetimore. Ai dyshohet për për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do të ndërmarrin veprimet e nevojshme procedurale në përputhje me ligjin dhe standardet më të larta ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
I arrestuari dyshohet për veprat penale: “Sulm ndaj personit zyrtar”; “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizm”; “Bashkim për veprimtari kundërkushtetuese” dhe “Rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës njoftuan se do të ndërmarrin “veprimet e nevojshme procedural, në përputhje me ligjin dhe standardet më të larta ndërkombëtare”.
Njoftimi u shoqërua me një foto nga arrestimi. Në shpinën e të arrestuari, pa bluzë, shihet një tatuazh me Hartën e Kosovës dhe memorialin e Betejës së Kosovës në Gazimestan dhe me numrin “1389”. Tatuazhi betejën historike midis ushtrisë së perandorisë osmane dhe ushtrisë së përbashkët të popujve të Ballkanit, të zhvilluar në vitin 1389 në Fushën e Kosovës. Historiografia serbe, si edhe Kisha Ortodokse Serbe dhe qarqet nacionaliste janë përpjekur vazhdimisht ta afirmojnë ktë betejë si pjesë të historisë së Mbretërisë së Serbisë kundër Perandorisë Osmani, duke përjashtuar pjesëmarrjen e popujve tjerë të Ballkanit, sidomos të shqiptarëve.
Dhuna në Zveçan pati shpërthyer pasi serbët lokalë e kundërshtuan me protesta të dhunshme hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat e komunave në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin-Potok. Protestuesit sulmuan me mjete të forta dhe me koktej molotovë pjesëtarët e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës që po i mbronin ndërtesat e komunave. Gjatë sulmeve janë 93 pjesëtarë të KFOR-it, disa prej të cvilëve kanë mbetur me shkallë të ndryshme të imvaliditetit, si edhe shumë zyrtarë të policisë së Kosovës dhe disa gazetarë.
Disa të dyshuar të tjerë lidhur me këto sulme janë arrestuar më parë në Kosovë.
NATO ka bërë vazhdimisht thirrje për ndriçimin e plotë të sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe nxjerrjen e autorëve të tyre para drejtësisë.
(r.m.)