Arrestohet në Hungari një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Prishtinë, 19 tetor 2022 – Prokuroria e Posaçme në Kosovë njoftoi se një serb i akuzuar për përfshirje në vrasjen e civilëve shqiptarë në vitin 1999 është arrestuar në Hungari, në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar.

Prokuroria tha se i arrestuari që u identifikua me nistoret S.S. dyshohet se në pranverën e vitit 1999 mori pjesë në vrasjen e 33 civilëve shqiptarë në një lagje të qytetit të Pejës, rreth 85 kilometra në perëndim të Prishtinës.

Mediet në Hungari thanë se autoritetet e drejtësisë hungareze do të vendosin nëse ai do t’u dorëzohet autoriteteve të Kosovëd.

Kosova doli nga lufta e viteve 1998-99 me mbi 10 mijë të vrarë, kryesisht shqiptarë, dhe mijëra të zhdukur, për fatin e mbi 1 mijë e 600 prej të cilëve nuk dihet ende asgjë.

(r.m.)